Seritë e Studimit Biblik "Hape Biblën"
- Një udhëtim i bukur në zbulim të së vërtetës, i realizuar me shumë urtësi nga Pastor Colin Smith.

A ke përjetuar ndonjëherë emocionin kur shikon nga dritarja e një avioni? Bukuria e maleve, pafundësia e ujit, dritat e qytetit—gjithçka duket thjesht mahnitëse nga lart. Ndoshta je i njohur me zonën, por nuk e ke parë kurrë kështu, dhe mendon me vete: “Kjo është magjike!” Pikërisht kështu është edhe Fluturimi.
Edhe nëse nuk e ke hapur kurrë më parë Biblën, ky “fluturim i shkurtër me 10 mësime” do të të prezantojë me Fjalën e Zotit dhe do të të lërë të mahnitur nga mënyra se si gjithçka lidhet bashkë. Nëse thjesht po shikon, ky është një vend i mirë nga ku mund të fillosh.
Dhiata e Vjetër. Dhiata e Re. Psalmet dhe Fjalët e Urta. Ndonjëherë është e vështirë të dish nga t’ia fillosh. Kur udhëtojmë, i besojmë hartave dhe sistemeve të navigimit për të na çuar përmes qyteteve dhe drejt destinacionit tonë. Rrugëtimi është një tur i udhëhequr me 30 mësime që eksploron peizazhin e bukur të gjithë historisë biblike.
Ky udhëtim do të të çojë nëpër luginat e Dhiatës së Vjetër, majat e lavdisë së Jezusit dhe uljet e ngritjet e jetës së krishterë. Bibla përfshin mijëra vite, por ky udhëzim i thjeshtë e bën të ndihet si një udhëtim i shpejtë në rrugë.
Nëse ke bërë ndonjëherë ecje në mal, atëherë ke përjetuar pamje mahnitëse që të prekin shpirtin. Por ecjet në lartësi mund të jenë edhe lodhëse, të rrëshqitshme dhe plot pasiguri. Ngjitja është një udhëtim me 50 ndalesa që të ndihmon të kalosh disa prej pjesëve më sfiduese të Shkrimit dhe të çon në shtigje të reja, ku do të përjetosh praninë e Perëndisë në mënyrë të thellë dhe personale.
Gjatë këtij udhëtimi, do të ngjitesh në majat e larta të besimit, do të pushosh pranë burimeve të qeta të Fjalës, dhe do të vëresh detaje që më parë të kanë shpëtuar. Ashtu si në çdo shteg të gjatë, edhe rruga përmes Shkrimit kërkon përkushtim dhe durim, por zbulimet që sjell janë më të çmuara se çdo lodhje.
Të njohësh Perëndinë që të ka krijuar, do të thotë të njohësh veten dhe kuptimin e vërtetë dhe të plotë të vetë ekzistencës tënde!
Nuk ka rëndësi prejardhja jote fetare, të gjithë jemi krijuar nga i njëjti dhe i vetmi Perëndi dhe Ai dëshiron që çdo qënie njerëzore ta njohi dhe të ketë një marrëdhënie intime me Të.
Shqyrtomë, o Perëndi, dhe njihe zemrën time, vëmë në provë dhe njihi brengat e mia. Shiko në shkoj udhës së ligë dhe në udhën e përjetësisë më pri.
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde. Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
Fjala e Krishtit banoftë në ju me gjithë begatinë e saj. Mësoni e këshilloni njëri-tjetrin me urti! Këndojini me gjithë zemër Perëndisë psalme, himne e këngë shpirtërore!
Nëse dikujt nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia dhe ai do t'i japë, sepse Perëndia u jep të gjithëve me zemërgjerësi dhe pa përçmim.