Rrugëtimi

Gjoni 6:35

Jezui u tha: «Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë nuk do të ketë më uri dhe kush beson në mua nuk do të ketë më kurrë etje.

Zanafilla 1:1-31

Si mund ta dimë se si filloi bota? Askush nuk qe atje duke mbajtur shënime, kur gjithçka ndodhi!

Zanafilla 3:1-24

Nëse jeta ishte kaq e mirë në Kopshtin e Edenit, pse është kaq ndryshe sot? Përgjigjja e kësaj pyetjeje, gjendet në luginën e parë të historisë së Biblës.

Zanafilla 12:1-9

3-Premtimi

Përfytyro tmerrin dhe më pas gëzimin e Evës, kur ajo lindi foshnjën e parë në botë. U duk sikur Kaini solli një shpresë të re në botën e errët…

Zanafilla 37:1-36

4-Dhimbja

Perëndia e bekoi Jakobin, nipin e Abrahamit, me një familje të madhe. Me kalimin e kohës, dymbëdhjetë bijtë e tij u bënë etërit e dymbëdhjetë fiseve të Izraelit.

Jozueu 24:1-33

5-Besëlidhja

500 vjet pasi Perëndia iu shfaq Abrahamit, pasardhësit e tij ishin rreth dy milion njerëz. Ata ishin të shtypur në Egjipt dhe nga kjo pikëpamje jeta e tyre dukej e zymtë.

Gjyqtarët 2:6-23

6-Kaosi

Mjafton vetëm një brez për të ndryshuar një kulturë dhe çuditërisht, edhe pas gjithë asaj që Perëndia kishte bërë, u desh vetëm një brez që populli i Tij ta harronte plotësisht Perëndinë.

2 Samuelit 7:1-16

7-Mbretëria

Davidi e filloi jetën e tij si një bari i panjohur në Betlehem, më i vogli mes tetë vëllezërve. Por Perëndia ishte me Davidin, dhe pasi ai mposhti Goliathin, kampionin e armiqve të Izraelit, të gjithë e mësuan kush ishte Davidi.

1 Mbretërve 12:1-24

8-Konflikti

Pas vdekjes së Salomonit u rritën tensionet mes dhjetë fiseve në veri dhe dy fiseve në jug ku pushteti dhe pasuria ishin përqendruar rreth Jerusalemit. Roboami, djali i Salomonit, i përkeqësoi gjërat.

Ezdra 7:1-28

9-Restaurimi

Populli i Perëndisë ishte zemërthyer. Shtëpitë u ishin shkatërruar dhe ata vetë u dëbuan në një humbëtirë të Babilonisë, të quajtur Lumi Kebar. Populli i Perëndisë u ul pranë lumenjve të Babilonisë dhe vajtoi.

Luka 1:26-38

10-Lindja

Ja si ndodhi: Maria ishte një vajzë e re, që po përgatitej të martohej me një burrë të quajtur Jozef. Perëndia i foli ashtu siç i kishte folur Abrahamit, Moisiut dhe profetëve në të kaluarën. Vetëm se këtë herë Ai foli përmes engjëllit Gabriel.

Luka 4:1-13

11-Tundimi

Lindja e Zotit Jezu Krisht duhet të ketë bërë që kambanat e alarmit të kumbonin në ferr. Prania e dritës lajmëron fundin e errësirës, dhe prania e dukshme e Perëndisë mbi tokë, si njeri, do të nënkuptonte shkatërrimin e së keqes…

Gjoni 11:1-44

12-Sovran

Jezusi e nisi shërbesën e Tij publike duke shpallur misionin dhe qëllimin e Tij. Ai po merrte pjesë në shërbesën e Shabatit në sinagogën e qytetit të Tij, në Nazaret, dhe kur u ngrit për të lexuar, ndihmësi i sinagogës i dha pergamenën e profetit Isaia.

Gjoni 8:12

Atëherë Jezui foli përsëri me ta e u tha: «Unë jam drita e botës. Kush vjen pas meje nuk do të ecë kurrë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës».

Luka 4:16-30

13-Kundërshtimi

Reagimi ndaj Jezusit ishte padyshim i përzier. Mrekullitë dhe mësimet e Tij u sollën gëzim të madh shumë njerëzve, por deklaratat e Tij nxitën zemërim dhe kundërshtim të thellë te shumë të tjerë.

Luka 9:28-36

14-Shpërfytyrimi

Mesazhi kryesor i Jezusit ishte i qartë dhe i thjeshtë: “U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni në ungjillin!” (Marku 1:15).

Mateu 27:24-31

15-Vuajtja

Juda vendosi ta tradhtonte Jezusin pas një feste. Një grua kishte derdhur parfum të shtrenjtë mbi këmbët e Jezusit. Ishte një dhuratë bujare dhe një shprehje e bukur dashurie.

Luka 23:32-43

16-Kryqëzimi

Nëse do të kishte pasur një kohë, kur mund të prisje që gjykimi i Perëndisë të binte nga qielli, ai do të ishte çasti i kryqëzimit të Jezusit. Perëndia mori natyrën tonë njerëzore dhe erdhi mes nesh në Jezu Krishtin.

Marku 15:33-39

17-Braktisja

Turma abuzoi me Jezusin për tre orë, pastaj ndodhi diçka krejt e papritur: “Pastaj, kur erdhi e gjashta orë, errësira e mbuloi gjithë vendin deri në të nëntën orë” (Marku 15:33).

Mateu 28:1-10

18-Ringjallja

Pas vdekjes së Jezusit, dy anëtarë të këshillit qeverisës të judenjve e rrëfyen hapur besimin e tyre tek Jezusi. Jozefi i Arimatesë, kishte qenë një ndjekës i fshehtë i Jezusit dhe nuk kishte qenë dakord me vendimin e sinedrit për ta vrarë Jezusin (Luka 23:50-51).

Gjoni 20:24-29

19-Dyshimi

Ungjijtë nuk i fshehin dyshimet e besimtarëve të parë. Kur gratë gjetën varrin bosh të Jezusit, ato nuk kishin asnjë shpjegim për atë. Sigurisht që nuk menduan se Jezusi ishte ringjallur prej së vdekurish. As që u shkoi ndërmend kjo gjë (Luka 24:4-8).

Veprat 1:1-11

20-Ngritja

Gjatë një periudhe dyzet ditore pas ringjalljes, Jezusi i mësoi dishepujt e Tij dhe i solli ata në një nivel të ri të të kuptuarit. Më parë, ata e kishin menduar kryqin si një katastrofë të pakthyeshme. 

Veprat 1:12-26

21-Pritja

Dishepujt u kthyen në Jerusalem duke reflektuar për gjithçka kishin përjetuar dhe duke pritur gjithçka që do të ndodhte. Jezusi u kishte thënë që të prisnin në Jerusalem derisa të merrnin dhuratën e premtuar të Frymës së Shenjtë.

Veprat 2:1-13

22-Fuqia

Në gjithë qytetin e Jerusalemit kishte vetëm rreth 120 veta, që besonin në Jezusin (Veprat 1:15). Detyra për të arritur komunitetin e tyre dukej e paarritshme për ta.

Veprat 9:1-22

23-Dobësia

Pas Rrëshajave, besimtarët e rinj caktuan shpejt katër përparësi: të mësonin nga mësimet e apostujve, të rriteshin në bashkësi, të thyenin bukën së bashku dhe të luteshin (Veprat 2:42).

Romakëve 5:1-11

24-Paqja

Takimi i Palit me Jezusin në rrugën për në Damask ishte pika e kthesës në jetën e tij. Jezusi u përball me të duke i bërë një pyetje të vetme që i ndryshoi jetën: “Saul, Saul, pse më përndjek?” (Veprat 9:4).

Gjoni 10:7

Jezui u tha përsëri: «Me të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.

Romakëve 7:7-25

25-Konflikti

Pali e dinte si ishte të luftoje me mëkatin para dhe pas takimit të tij jetëndryshues me Jezusin. “Gjej, pra, këtë ligj, se kur unë dua të bëj të mirën, e keqja ndodhet në mua” (Romakëve 7:21).

Romakëve 8:31-39

26-Gëzim

Ndoshta nuk je i sigurt nëse në fund do të arrish në qiell. Ti shpreson se do të jetë kështu, por ndonjëherë pyet veten nëse besimi yt është mjaftueshëm i fortë, apo nëse pendimi yt është mjaft i thellë.

1 Pjetri 1:1-9

27-Vuajtja

Gjëra të këqija u ndodhin njerëzve të mirë. Ndonjëherë gjëra të tmerrshme u ndodhin njerëzve të mrekullueshëm, dhe Perëndia e lejon këtë. Ndoshta ke menduar se nëse ndjek një jetë të perëndishme, ti pret që Perëndia të të mbajë larg vuajtjeve të mëdha në jetën tënde.

Kolosianëve 3:1-17

28-Jeta

Kur një person beson në Jezu Krishtin, jeta e Perëndisë hyn në shpirtin e tij ose të saj me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë. Pa këtë, jeta e krishterë do të ishte e pamundur.

Hebrenjve 2:5-18

29-Vdekja

Kemi mbërritur në luginën e fundit të jetës së krishterë. Mali i madh i lavdisë së përjetshme të Perëndisë duket në horizont, por shtegu që na çon atje, kalon përmes luginës së hijes së vdekjes.

Zbulesa 22:1-21

30-Lavdia

Ndërkohë që apostulli Gjon ishte i burgosur në Ishullin e Patmosit, Perëndia i dha atij një vizion për të ardhmen, të cilin Gjoni e shkruajti në librin e Zbulesës. Vizioni i Gjonit na jep mundësinë të kemi një ide se si do të përfundojë historia e botës dhe si do të fillojë përjetësia.

Seritë e Tjera

Fluturimi

Fluturimi

Edhe nëse nuk e ke hapur kurrë më parë Biblën, ky “fluturim i shkurtër me 10 mësime” do të të prezantojë me Fjalën e Zotit.
Ngjitja

Ngjitja

Ngjitja është një udhëtim me 50 ndalesa që të ndihmon të kalosh disa prej pjesëve më sfiduese të Shkrimit dhe të çon në shtigje të reja.

Njihu me ne nga afër

Faqja “Rreth Nesh” është vetëm një klik larg!