RRETH NESH

IMPAKTI YNË

Fuqia transformuese e Fjalës së Perëndisë

15 Milionë

Jetë të prekura globalisht në 12 muajt e fundit.

230+

Vende të arritura përmes shërbesës sonë globale.

650+

Stacione radiofonike që transmetojnë programin tonë

Hape Biblën është platformë digjitale e cila synon të ekspozoj Lajmin e Mirë përmes mësimeve biblike, leximeve, meditimeve, dhe botimeve.

Pse Ekzistojmë

Ne ekzistojmë për të hapur Biblën me njerëzit, për t’i ndihmuar ata të hapin Biblën për veten e tyre dhe për t’i pajisur ata që ta hapin Biblën me të tjerët, në mënyrë që të gjithë kudo ku janë të mund të përjetojnë fuqinë transformuese të Fjalës së Perëndisë.

Hape Biblën

Është në një mision për ta ndryshuar këtë, dhe ne e bëjmë duke ushqyer, siguruar burime dhe mobilizuar besimtarët të ndajnë Lajmin e Mirë me njerëzit që Perëndia ka vendosur rreth tyre.

2 Timoteut 3:16-17

I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, për qortim, për ndreqje e për edukim në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përgatitur plotësisht dhe i aftë për çdo vepër të mirë.

Romakëve 10:8

Por çfarë thotë, pra? Fjala është pranë teje, në gojën e në zemrën tënde. Kjo është fjala e besimit që ne predikojmë.

Kolosianëve 3:16

Fjala e Krishtit banoftë në ju me gjithë begatinë e saj. Mësoni e këshilloni njëri-tjetrin me urti! Këndojini me gjithë zemër Perëndisë psalme, himne e këngë shpirtërore!

Psalmi 119:9

Si mund ta ruajë i riu të pastër udhën e vet? Duke ruajtur fjalën tënde.

Pastor Colin Smith

Colin Smith është pastor kryesor i kishës “The Orchard”, një kishë në periferi të veriperëndimit të Çikagos. Misioni i kishës është që të krishterët të rriten në Fjalën e Zotit, të jetojnë përmes Frymës së Shenjtë dhe të sjellin fryt në shërbim të Perëndisë.

Ai është gjithashtu themelues i shërbesës Hape Biblën dhe mësues në programin radiofonik “Unlocking the Bible”, i cili ka një audiencë prej mbi 250,000 dëgjuesish çdo javë, përmes podkasteve dhe aplikacioneve të ndryshme.

Lexoni Artikujt e Pastor Colin Smith

Dhjetë Urdhërimet janë një Këshillues që Na udhëheq drejt Besimit në Krisht

Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth nesh.

PËR ÇDO PYETJE OSE INTERES JEMI PRANË JUSH!