Fluturimi

Zanafilla 1:1-3

Në fillim Perëndia krijoi qiejt e tokën. Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; një terr mbulonte humnerën dhe shpirti i Perëndisë fluturonte mbi ujërat. Atëherë Perëndia tha: «Le të bëhet drita!». Dhe drita u bë.

Zanafilla 2:1-24

Gjëja e parë që Adami mësoi, ishte që ai po e shikonte Zotin në fytyrë. Zoti e formoi trupin e tij nga pluhuri i tokës, por ai qëndronte atje i shtrirë pa jetë si një kufomë, derisa Zoti i fryu frymë jete në hundë.

Dalja 20:1-21

Moisiu ishte duke u dridhur, ndërsa qëndronte në fund të malit i rrethuar nga dy milion njerëz të terrorizuar. Ndërsa shikonin lart, ata mund të shihnin “Malin e Sinait që ishte tërë tym, sepse Zoti kishte zbritur mbi të në zjarr” (Eksodi 19:18).

Levitiku 16:1-22

Populli i Zotit u lodhën duke pritur për Moisiun dhe i mbushën mendjen vëllait të Moisiut, Aaronit, të bënte një idhull. Pastaj i lejuan vetes një festë të shfrenuar, për të festuar zotin e ri që kishin bërë.

Isaia 55:1-3

O ju të gjithë që keni etje, ejani tek uji! Kushdo që s’ka para le të afrohet! Blini drithë e hani! Ejani e blini verë e qumësht pa para e pa pagesë! Pse i shpenzoni paratë për çka s’është bukë? Përse mundoheni për gjëra që s’ngopin? Dëgjomëni, pra, me kujdes mua e do të hani çka është e mirë dhe shpirti juaj do të kënaqet me gjëra të shijshme. Mbani vesh dhe ejani tek unë! Dëgjoni e shpirti juaj do të jetojë! Do të lidh me ju një besëlidhje të amshuar, mirësinë e patundshme që i premtova Davidit.

Isaia 55:1-13

Mbas dyzet vitesh në shkretëtirë, Zoti e drejtoi pupullin e Tij në tokën e premtuar, në Kanaan. Prania e Zotit ishte me popullin e Tij: Ai ngriti udhëheqës në kohë krize dhe i dha popullit fitoren mbi armiqtë e tij.

Luka 1:26-38

Jo shumë nga njerëzit e Zotit e dëgjuan ftesën e Tij. Që nga koha e Isaisë e më pas, shumica prej tyre i rezistuan urdhërimeve të Zotit dhe i krijuan besimet dhe sjelljet e tyre, sipas dëshirave të tyre. 

Luka 23:32-49

Jezusi e filloi shërbesën e Tij publike kur ishte rreth tridhjet vjeç. Mesazhi i Tij ishte mjaft i thjeshtë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!” (Mateu 4:17).

Engjëlli i tha: «Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Ja, do të mbetesh shtatzënë, do të lindësh një djalë e do t'ia vësh emrin Jezu. Ai do të jetë i madh e do të quhet Bir i të Tejlartit dhe Zoti Perëndi do t'i japë fronin e Davidit, atit të tij.Ai do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përgjithmonë dhe mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim».

Luka 24:1-49

Një burrë i quajtur Jozef i Arimateut, shkoi te Ponc Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit. Ai ishte një ndjekës i Jezusit, por kurrë nuk e kishte rrëfyer hapur besimin e tij, nga frika se çfarë njerëzit e tjerë mund të mendonin.

Veprat e Apostujve 2:1-46

Duke bërë një përmbledhje të rrëfimeve tek Ungjijtë dhe 1 Korintasve 15, ka të paktën nëntë raste të ndryshme ku Krishti iu shfaq dishepujve, kur ishin në grup ose në mënyrë individuale njërit ose dy prej tyre.

Romakëve 7:7-25 / 8:1-17

Pas Ditës së Rrëshajëve, kisha vazhdoi të rritej. Të Krishterët dalloheshin nga një gëzim i pazakontë dhe dashuria e tyre për njëri-tjetrin, u tregua nga mënyra se si ata ndanin pasuritë e tyre.

Luka 24:36-39

Ndërsa po flisnin për këto gjëra, Jezui qëndroi mes tyre e u tha: «Paqja me ju!». Ata u trembën e i zuri frika duke menduar se po shihnin një shpirt. Por ai u tha: «Përse keni frikë e përse lindin dyshime në zemrat tuaja? Shikojini duart e mia e këmbët e mia. Jam unë. Prekmëni e shikoni. Shpirti nuk ka mish e kocka siç shihni se kam unë».

Zbulesa 21:1-27

Bashkë me Palin, edhe apostuj të tjerë ushtruan një shërbesë të fuqishme në ditët e para të kishës. Apostulli Gjon, për shembull, shkroi ungjillin e katërt dhe tre letra që mbajnë emrin e tij në Dhjatën e Re. Në pleqërinë e tij, Gjoni u burgos në Ishullin e Patmos. Ndërsa ishte atje, Zoti i dha një vizion për të ardhmen, të cilën apostulli e shkroi në librin e Zbulesës. 

Seritë e Tjera

Rrugëtimi

Rrugëtimi

Rrugëtimi është një tur i udhëhequr me 30 mësime që eksploron peizazhin e bukur të gjithë historisë biblike.
Ngjitja

Ngjitja

Ngjitja është një udhëtim me 50 ndalesa që të ndihmon të kalosh disa prej pjesëve më sfiduese të Shkrimit dhe të çon në shtigje të reja.

Njihu me ne nga afër

Faqja “Rreth Nesh” është vetëm një klik larg!