Author name: eriadmin

Uncategorized

Ndihmë për Burrat e Martuar nga Efesianëve 5

‘Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm”. Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën. (Efesianëve 5:31–32). Nëse Apostulli Pal do t’u kishte thënë të krishterëve: “Hej djema, Jezusi e do kishën ashtu si ju i doni gratë tuaja”, ne do të ishim në telashe sepse, ndonjëherë, ne burrat nuk i duam ashtu siç duhet gratë tona. Faleminderit Zotit është e kundërta. Pali thotë se ne duhet t’i duam gratë tona “sikurse Krishti e deshi kishën”. Bashkimi midis Krishtit dhe kishës së Tij është modeli për martesën e krishterë. Pali nuk thotë se martesa na mëson për Krishtin dhe kishën. Në vend të kësaj, ai thotë se marrëdhënia midis Krishtit dhe kishës na tregon se çfarë synon Perëndia për një burrë dhe grua. Ja ku duhet të zbulojmë. Ku mund të mësojë burri si ta dojë gruan e tij? Nëse je rritur në një familje jo të lumtur ose jofunksionale, nëse prindërit e tu nuk ishin të lumtur së bashku ose nuk e trajtonin mirë njëri-tjetrin, do të jesh përballur me këtë pyetje: Si mund ta di se çfarë do të thotë të jesh një bashkëshort i perëndishëm? Nëse babai yt nuk ka qenë i pranishëm, ose nëse nuk ishte besnik ose i mirë, ku mund të mësojë një burrë se si të trajtojë një grua? Nëse do të dish se si duket një martesë e perëndishme, vendi për të filluar nuk është me prindërit e tu. Sado të mirë të ishin, do të nxjerrin në pah lloj-lloj bagazhesh kulturore dhe brezash. Vendi për të filluar është duke parë marrëdhënien midis Krishtit dhe kishës. Ti mund të thuash, “Epo, sigurisht, Jezusi është modeli im për gjithçka në jetë. Por Jezusi nuk ka qenë kurrë i martuar, kështu që nuk mund të shikoj tek Ai për këtë.” Efesianëve 5 na thotë se Krishti ka një nuse dhe ajo nuse është kisha. Kështu që, njihu me Krishtin dhe do të zbulosh se çfarë është një bashkëshort i mirë – pavarësisht nëse e ke parë apo jo këtë model kur ke qenë më i ri. Burra, mendoni thellë për Krishtin dhe kishën dhe Zoti do t’ju mësojë se çfarë lloj bashkëshorti Ai po ju thërret të jeni. Dashuria e Krishtit për kishën të jep modelin që duhet të ndjekësh për të dashur gruan tënde. Ky është lajmi i mrekullueshëm i Ungjillit për martesën tënde: Njohja e Perëndisë në Jezus Krishtin është shpenguese në mënyrë të mrekullueshme, pavarësisht nga prejardhja jote. Si e Do Krishti Kishën Krishti e dha Veten për kishën. Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të. (Efesianëve 5:25). Këtu është Krishti në parajsë, në të djathtën e Perëndisë, por ai e deshi kishën dhe u dorëzua për të. Çfarë do të thotë kjo? Krishti thotë: “Unë jam gati të paguaj çdo çmim. Unë jam gati të duroj çdo dhimbje për t’i bërë mirë asaj.” Ai i ka ndaluar të gjitha gëzimet që janë të tijat në parajsë dhe ai e do kishën edhe kur nuk ka asnjë dashuri prej saj. Romakët 5:8 e vërteton këtë: “Kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne”. Ai duroi. Ai vuajti. Ai fali. Burra, ju mund të luteni me pendim dhe besim, për të marrë ndihmë nga Krishti sot: “Zoti Jezus, unë nuk mund ta bëj këtë me forcën time. Kam nevojë për Shpirtin tënd. Kam nevojë për dashurinë tënde. Kam nevojë për fuqinë tënde. Kam nevojë për faljen tënde nëse dua të filloj ta dua gruan time, ashtu siç ti e deshe kishën.” Krishti drejton kishën. Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit (Efesianëve 5:23). Krishti merr iniciativën me kishën. Krishti është gjithmonë gati për diçka të mirë. Nëse lexon historinë e kishës, sheh rigjallërimet—Zoti hyn në kishë, duke i sjellë popullit të Tij bekime të reja që ata kurrë nuk i imagjinonin. Çfarë do të bëjë Krishti në këtë kishë vitin e ardhshëm? Nuk ka asnjë prej nesh që mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ne do të përjetojmë bekimin e Tij dhe do ta shohim dashurinë e Tij në mënyra që do të na habisin me gëzim. Kjo është romanca e jetës së krishterë. Ti kurrë nuk e di se çfarë do të bëjë Krishti më pas, por sido që të jetë, ti e di se do të jetë mirë. Në vitin e ardhshëm, Ai mund të na marrë të gjithëve në lavdinë e Tij të përjetshme. A e di se ai nuk do ta bëjë këtë? Çfarë do të thotë kjo për bashkëshortët? Ne kemi përgjegjësinë e vetme, nëse kopjojmë modelin e Krishtit, të jemi persona me iniciativë dhe ide të reja në shtëpi—të sigurohemi që martesa të mos bëhet e mërzitshme, bajate ose të qëndrojë në një pikë. Kur ishte hera e fundit, që ke bërë diçka krejtësisht të papritur dhe befasuese, që ishte për të mirën e gruas tënde? Kur ishte hera e fundit që ke bërë diçka që e ka bërë bashkëshorten tënde të thotë: “Uau, kjo është e mrekullueshme!”—diçka që solli gëzim në rutinën e mërzitshme të jetës? Krishti e ushqen kishën. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën. (Efesianëve 5:29). Çështja këtu është shumë e thjeshtë. Ti kujdesesh për trupin tënd. Ti e ushqen atë, ti e mbron atë, ti e ndërton atë. Kisha është trupi i Krishtit dhe kjo është ajo që Krishti bën për kishën. Krishti ushqen, mbron, ndërton dhe bën që kisha të lulëzojë. Vëmendja dhe dashuria e Krishtit janë gjithmonë me kishën. Krishti e di gjithmonë saktësisht se çfarë i nevojitet kishës. Burra, duajini gratë tuaja në këtë mënyrë. Ai sheh se çfarë mund të bëhet ajo. Kisha është gjithmonë në mendjen e Krishtit dhe Ai e do atë ashtu siç ajo është. Burra, duajini gratë tuaja ashtu siç

Uncategorized

Puna Jote Ka Më Shumë Rëndësi Nga Ç’Mendon

“Ashabi dërgoi të thërrasë Abdian, që ishte kryekujdestari i tij. (Abdia kishte frikë të madhe nga Zoti; kështu, kur Jezebeli shfaroste profetët e Zotit, Abdia mori njëqind profetë dhe fshehu pesëdhjetë prej tyre në një shpellë, duke i furnizuar me bukë dhe ujë).” (1 Mbretërve 18:3-4). Perëndia e vendos popullin e tij në disa vende të habitshme. Dëshmia e Abdias, mund t’i inkurajojë të krishterët që janë thirrur t’i shërbejnë Perëndisë në vende të errëta për qëllimet e Tij. I Thirrur në Vende të Pazakonta Abdia është një njeri i perëndishëm dhe Zoti e ka vendosur në pallat, pranë Ashabit. Imagjino errësirën e këtij pallati me mbretin dhe mbretëreshën e tij të ligë. Mbreti Ashab nuk pati frikë nga Zoti dhe nuk eci në rrugët e tij. Por Perëndia vendosi dikë pranë tij që e bëri këtë. Ndoshta e gjen veten me Abdia, i cili e donte Zotin, por jetoi dhe punoi në një vend që duhet ta ketë ndarë atë në dysh. Ndoshta po i shërben një kompanie ku shumë gjëra të bëjnë të ndihesh thellësisht i parehatshëm. Ti i thua vetes: “Unë jam i krishterë. A duhet të jem këtu? Sa kohë mund të vazhdoj të punoj për këta njerëz?” Ndoshta po përballesh me presione intensive në karrierën tënde. Ti mendon: “A duhet ta bëj këtë?” “A është e mundur të jesh i krishterë dhe të ndjekësh një thirrje laike në këtë botë që është gjithnjë e më armiqësore ndaj besimit tonë? A mund të qëndroj apo duhet të shkoj?” Pastaj mendon: “Ndoshta mund të gjej një punë në shërbesë. Ndoshta mund të bëhem pastor ose misionar ose të punoj për një organizatë të mirë të krishterë. Atëherë nuk do të më duhej të merresha me këto presione.” Sa më e errët të bëhet bota, aq më i madh është presioni mbi të krishterët për t’u larguar. Mos i’u shmang pozicioneve që kanë ndikim sepse ato janë të vështira. Zoti i thërret njerëzit e Tij të jenë dritë në vende shumë të errëta. I Thirrur për Qëllime të Mahnitshme I Mbretërve 18 na thotë se kishte të paktën njëqind burra që ishin thirrur për të predikuar Fjalën e Perëndisë, por ishte vetëm një njeri që qëndronte në të djathtë të Ashabit. Më e mira që mund të bëjë Abdia për Perëndinë, nuk është të braktisë punën e tij dhe të bëhet predikuesi i 101-të, por të ngulmojë në pozicionin e tij nën presion të lartë. Abdia nuk mund t’i kishte fshehur profetët, po të mos kishte patur informacionin e mbledhur nga puna në pallat. Mendo për rrezikun që kishte kjo gjë! Jezebela po vriste profetët, ndërsa kryekujdestari i burrit të saj në pallatin mbretëror po i fshihte ata nëpër shpella. Mendo për koston! Abdia furnizoi me ushqim njëqind misionarë nga xhepi i tij! Profeti Elia nuk mund të kishte bërë kurrë atë që bëri Abdia. Megjithëse të dy burrat janë vëllezër në besim, ata kanë thirrje shumë të ndryshme. Elia punon nga “jashtë”—duke qëndruar veçmas dhe duke i folur popullit—dhe Perëndia i ka dhënë atij një platformë për ta bërë këtë (1 Mbretërve 18). Por Abdia ka një shërbim ndikimi nga “brenda”. Ai qëndron në pallat dhe duhet të jetë shumë i kujdesshëm për atë që thotë. Gjithçka në jetën e tij ka të bëjë me të qëndruarit besnik në një situatë, që shpesh duhet të jetë ndjerë sikur po e ndante atë në dy pjesë. Më poshtë janë tre të vërteta që mund të mësojmë nga dëshmia e tij: a. Prit të shqetësohesh: Në çdo karrierë, do ta gjesh veten të përçarë, sepse je në botë, por nuk je i saj. Jezusi tha “Në botë do të keni mundime” (Gjoni 16:33). Kjo botë nuk është shtëpia jote, kështu që ti po shërben në një vend që nuk të përket, në një sistem që do të kalojë. Kjo gjithmonë do të shkaktojë tension. Kur ndjen presion për t’u larguar nga profesioni yt sepse është një vend i errët, të lutem kujto këtë—Perëndia thirri edhe Abdian dhe Elian. Ai e vendos dritën e tij në disa vende të errëta, sepse aty nevojitet më shumë. Qëndrueshmëria e Abdias, është një mjet i madh për të ruajtur dëshminë e Perëndisë, dhe është një paralajmërim kundër largimit të krishterë nga bota. b. Prit të keqkuptohesh: Është magjepsëse për mua që disa shkrimtarë kanë një pikëpamje shumë negative për Abdian. F. B. Meyer, një shkrimtar i mrekullueshëm i krishterë nga i cili kam përfituar, e sheh Elian si hero, Ashabin si kriminel dhe Abdian si kompromentues—dhe çfarë dobie ka një kompromis? Por Shkrimi na thotë se Abdia “kishte shumë frikë nga Zoti”, se ai ndërmori një rrezik të madh për të shpëtuar jetën e njëqind profetëve dhe se ai luajti një rol të rëndësishëm për të çuar Ashabin tek Elia (1 Mbretërve 18). Disa të krishterë janë të zemëruar me këdo që ka një pozitë të lartë, qoftë në biznes, politikë dhe, gjithnjë e më shumë, në kishë. Kur të krishterët e tjerë nuk e kuptojnë punën tënde, kujto se nuk je përgjegjës para tyre. Ti je përgjegjës para Zotit. c. Ki besim tek Zoti që të kujdeset për ty: Si mundi të mbijetonte Abdia në botën mbytëse shpirtërore të pallatit të Ashabit? Zoti mund të kujdeset për ty kudo që të ka vendosur. Spurgeon thotë: “Hiri mund të jetojë aty ku nuk do ta prisje kurrë që të mbijetonte për një orë.” Kjo është e vërtetë në një universitet jo të krishterë dhe në botën e biznesit dhe politikës. Zoti e mbrojti shpirtin e këtij njeriu besnik, që shërbente në këtë vend të errët, që ishte pallati i Ashabit. Ai mund të bëjë të njëjtën gjë edhe për ty. I Thirrur për Mirësi Elia ishte një person me dëshirë për të “ndryshuar botën”. Misioni i tij ishte t’i bënte thirrje të gjithë kombit për pendim. Strategjia e tij ishte një konfrontim i hapur në malin Karmel. Perëndia ishte në këtë dhe Perëndia e përdori atë në një mënyrë të jashtëzakonshme. Por

Uncategorized

7 Veçori të Mësuesve të Rremë

“Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë;” (2 Pjetri 2:1) Nuk ka “nëse, dhe ose por” në fjalët e Pjetrit. Është një deklaratë e qartë dhe e prerë. Kishte profetë të rremë midis njerëzve (të Izraelit në Dhiatën e Vjetër). Kjo është një çështje historie. Profetët e rremë ishin një problem i vazhdueshëm në Dhiatën e Vjetër dhe ata që deklaronin në mënyrë të rreme se ishin profetë të Perëndisë duhej të vriteshin me gurë. Njerëzit rrallë kishin dëshirë të merreshin me ta, kështu që ata u shumuan, duke shkaktuar shkatërrim në jetën shpirtërore të popullit të Perëndisë. Në të njëjtën mënyrë Pjetri po thotë: “do të ketë midis jush mësues të rremë”. Kushtoji vëmendje fjalëve “midis jush”. Pjetri po i shkruan kishës duke i thënë: “Do të ketë midis jush mësues të rremë”. Ai nuk po flet për njerëzit e kohëve të sotme në televizion. Ai po flet për njerëzit në kishën lokale, anëtarë të një kongregacioni vendas. Nuk ekziston një kishë e pastër. Nuk do ta gjesh kurrë. Gruri dhe barërat e këqija rriten së bashku. Warren Wiersbe shkruan: Satani është mashtruesi. . . . Ai ka një ungjill të rremë (Galatasve 1:6-9), të predikuar nga mësues të rremë (2 Korintasve 11:13-12), duke prodhuar të krishterë të rremë (2 Korintasve 11:26). . . . Satani i mbjell mashtruesit e tij kudo ku Perëndia mbjell besimtarë të vërtetë (Mateu 13:38).  E Vërtetë Apo E Rremë? Si do ta zbulosh krishtërimin e rremë? Tek 2 Pjetri 1 lexojmë për besimtarët e vërtetë. Dhe te 2 Pjetri 2 lexojmë për besimtarët e rremë. Nëse i vendos këta kapituj ngjitur me njeri tjetrin, do të shohësh ndryshimin midis besimtarëve të vërtetë dhe atyre të rremë. 1. Burim i ndryshëm—Nga vjen mesazhi?  Pjetri thotë, “Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përrallave të sajuara me mjeshtri;” (1:16). Dhe pastaj ai thotë se mësuesit e rremë ju shfrytëzojnë  “Dhe në lakminë e tyre do t’ju shfrytëzojnë me fjalë të shpifura” (2:3). Pra, mësuesi i vërtetë e merr atë që thotë nga Bibla. Mësuesi i rremë mbështetet në krijimtarinë e tij. Ai krijon një mesazh të tijin të personalizur. 2. Mesazh i ndryshëm—Cili është thelbi i mesazhit? Për mësuesin e vërtetë, Jezus Krishti është qendra.  “Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë” (2 Pjetrit 1:3). Për mësuesin e rremë, Jezusi është në kufi: “Do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata;” (2 Pjetrit 2:1). Kushtoji vëmendje fjalës fshehurazi. Është e rrallë që dikush në kishë ta mohojë hapur Jezusin. Lëvizja larg qendrës së Krishtit është e hollë. Mësuesi i rremë do të flasë se si njerëzit e tjerë mund të ndihmojnë në ndryshimin e jetës tënde, por nëse dëgjon me kujdes atë që ai thotë, do të kuptosh se Jezus Krishti nuk është thelbësor për mesazhin e tij. 3. Pozicion i ndryshëm—Në cilin pozicion do të të lërë mesazhi? I krishteri i vërtetë “i shpëton prishjes që është në botë për shkak të lakmisë.” (2 Pjetrit 1:4). Dëgjo se si Pjetri e përshkruan të krishterin e rremë: “ndërsa u premtojnë atyre liri, ata vetë janë skllevër të prishjes, sepse një bëhet skllav i atij që e mundi” (2 Pjetrit 2:19). Besimtari i vërtetë largohet nga korrupsioni, ndërsa besimtari i rremë zotërohet prej tij. 4. Karakter i ndryshëm—Çfarë lloj njerëzish prodhon mesazhi? Besimtari i vërtetë ndjek mirësinë, diturinë, vetëkontrollin, këmbënguljen, perëndishmërinë, mirësinë e vëllait dhe dashurinë (shih 2 Pjetrit 1:5). I krishteri i rremë karakterizohet nga arroganca dhe shpifja (shih 2 Pjetrit 2:10).  Ata “kanë zemër të stërvitur në lakmime” dhe “Sytë i kanë plot me kurorëshkelje” (2 Pjetrit 2:14). Ata gjithashtu “përbuzin pushtetin” (2:10). Kjo është një karakteristikë e përgjithshme e një besimtari të rremë. 5. Apelim i ndryshëm—Pse duhet ta dëgjoni mesazhin? Mësuesi i vërtetë i drejtohet Shkrimit. “Ne e kemi edhe më të vërtetuar fjalën profetike, së cilës bëni mirë t’i kushtoni kujdes” (2 Pjetrit 1:19). Perëndia ka folur dhe mësuesi i vërtetë i drejtohet Fjalës së tij. Mësuesi i rremë bën një apel krejt tjetër: “Sepse duke mbajtur ligjërata jashtë mase të fryra dhe të kota bëjnë për vete, me anë të pasioneve të mishit dhe të paturpësisë, ata që me të vërtetë kishin shpëtuar nga ata që jetojnë në gabim;” (2 Pjetrit 2:18). Pra, mësuesi i vërtetë pyet: “Çfarë ka thënë Perëndia në Fjalën e tij?” Mësuesi i rremë pyet, “Çfarë duan të dëgjojnë njerëzit? Çfarë do të tërheqë mishin e tyre?” 6. Fruta të ndryshme—Çfarë rezultati ka mesazhi në jetën e njerëzve? Besimtari i vërtetë është efektiv dhe produktiv në njohurinë e tij ose të saj për Jezus Krishtin (2 Pjetrit 1:8). Besimtarët e rremë janë “burime pa ujë” (2:17). Kjo është një foto e jashtëzakonshme! Ata premtojnë shumë, por prodhojnë pak. 7. Fund i ndryshëm—Ku të çon në fund mesazhi? Këtu gjejmë kontrastin më shqetësues nga të gjithë. Besimtari i vërtetë do të marrë “hyrjen në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.” (2 Pjetrit 1:11). Besimtari i rremë do të përjetojë “shkatërrim të shpejtë” (2:1). “Ndëshkimi i tyre që moti nuk vonon dhe shkatërrimi i tyre nuk po dremit.” (2 Pjetrit 2:3).   Jezusi na thotë se do të ketë shumë që janë përfshirë në shërbim në emrin e tij, të cilëve ai do t’u thotë: “Unë s’ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë” (Mateu 7:23). Kush janë këta njerëz? Me siguri Pjetri po i përshkruan ata në këtë kapitull. Mos Ji Naiv Nuk duhet të jemi të paditur: “Do të ketë midis jush mësues të rremë” (2:1). Pra, si ta zbatojmë këtë paralajmërim? Së pari, deklarata e qartë e Pjetrit na kujton se kisha duhet të mbrohet.  Mes shumë njerëzve të mrekullueshëm që vijnë nga dyert e kishës çdo vit, disa do të bënin më shumë dëm sesa mirë. Ata mund të duken njerëzit më të mirë, por nuk besojnë në autoritetin e Biblës ose në ekskluzivitetin e shpëtimit në Krishtin. Ne i mirëpresim këta njerëz, sepse ata kanë nevojë për Krishtin po aq sa ne, por

Uncategorized

Çfarë do të thotë të lutesh ‘U Bëftë Vullneti Yt’?

Jezusi i mësoi dishepujt e Tij të luteshin ‘U bëftë vullneti yt’ (Mateu 6:10). Çfarë nënkuptohet me vullnetin e Zotit? Nëse je i hutuar rreth vullnetit të Zotit, nuk je i vetmi. Një arsye që na krijon pështjellim, është se ne flasim për vullnetin e Perëndisë në tre mënyra të ndryshme. Dallimi midis tyre, do të na ndihmojë të eliminojmë konfuzionin dhe do të na lejojë të lutemi “U bëftë vullneti Yt,” me një domethënie dhe kuptim më të madh. 1. Vullneti Sekret i Zotit Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë përgjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji”. (Ligji i Përtërirë 29:29) Vëre dallimin e rëndësishëm që bëhet këtu, midis asaj që është e fshehtë dhe asaj që zbulohet. Ajo që zbulohet na përket neve dhe ne duhet ta bëjmë atë, por ajo që është e fshehtë i përket Zotit dhe ne nuk mund ta dimë atë.  Cili është vullneti i fshehtë i Zotit? Bibla thotë, “Sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij” (Efesianëve 1:11). Çdo gjë që ndodh është e thurur sipas qëllimit të Perëndisë. Dhe asgjë që ndodh nuk është jashtë vullnetit të Tij. Perëndia i bën të gjitha sipas këshillës së vullnetit të Tij. Zoti është sovran, kështu që planet e Tij gjithmonë triumfojnë. Ne e shohim këtë në mënyrë supreme në kryq. Satani nxiti ngjarjet që çuan në kryqëzimin e Jezusit. Por nëpërmjet kësaj, Perëndia përmbushi planin e Tij për të shpenguar botën.  Vullneti i Zotit, me anë të të cilit Ai i kryen të gjitha gjërat sipas qëllimit të Tij, është një inkurajim i mrekullueshëm për besimtarët e krishterë. Asgjë në jetën tënde nuk është jashtë planit të Perëndisë ose jashtë kontrollit të Perëndisë. Tani, saktësisht se si ngjarjet e jetës sonë janë të thurura me njëra-tjetrën në planin e Atit, ne nuk mund ta dimë. Këto gjëra janë ‘të fshehta’ dhe gjërat e fshehta i përkasin Zotit. Ato janë një mister për ne dhe shpesh e gjejmë veten duke pyetur pse? Pse e lejove këtë në jetën time Zot? Pse e shpëtove atë vajzë dhe jo atë djalë? Çfarë je duke bërë me anë të koronavirusit? Çfarë e mirë mund të vijë nga kjo? Të gjitha këto janë pyetje rreth vullnetit të fshehtë të Zotit dhe gjërat e fshehta i përkasin Zotit. Si duhet t’i përgjigjemi vullnetit të fshehtë të Perëndisë? Ne duhet t’i besojmë Perëndisë në atë që Ai e ka mbajtur të fshehtë. Kur ta shohim Atë, do të zbulohet ajo që ishte e fshehtë. Deri atëherë, ne ecim me anë të besimit dhe jo me anë të shikimit. Pra, ja se si të lutesh kur përballesh me misterin e asaj që nuk kupton: Perëndi, ma forco besimin që vullneti Yt të realizohet. 2. Vullneti i Zbuluar i Perëndisë Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë përgjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji”.(Ligji i Përtërirë 29:29) Vullneti i zbuluar i Perëndisë gjendet tek Shkrimet. Vullneti i Perëndisë për ne sot zbulohet në Urdhërimin e Madh: Vullneti i Perëndisë është që ta duam Zotin me gjithë zemër dhe që t’i duam fqinjët tanë si veten tonë (Marku 12:29–31). Vullneti i Perëndisë për ne sot zbulohet në Detyrën e Madhe: Është vullneti i Perëndisë që ne të shkojmë dhe të bëjmë dishepuj nga të gjitha kombet (Mateu 28:19). Vullneti i Perëndisë për ne sot përfshin Dhjetë Urdhërimet. Vullneti i Zotit është që ti të mos kryesh kurorëshkelje as në zemrën tënde. Vullneti i Zotit është që ti të jesh i gëzuar. Vullneti i Zotit është që ti të thuash të vërtetën. Vullneti i Zotit është që ti të mos kesh perëndi të tjerë para Tij. Ekziston një pamje e mrekullueshme e vullnetit të Perëndisë tek 1 Thesalonikasve 5:15–18: Vështroni se mos dikush t’ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njëri-tjetri edhe te të gjithë. Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju. Tani, sigurisht, vullneti i shpallur i Perëndisë nuk kufizohet në vargje që përdorin fjalët ‘vullneti i Perëndisë’. Gjithçka që Perëndia na ka thirrur në Shkrimet është vullneti i Tij për ne. Vullneti i zbuluar i Perëndisë duhet të jetë gjithmonë shqetësimi ynë i parë, sepse Perëndia do të na mbajë përgjegjës për përgjigjen tonë ndaj asaj që Ai ka zbuluar (Romakëve 14:12). Por Zoti nuk do të na mbajë përgjegjës për atë që Ai ka mbajtur të fshehtë. Ky është një lajm i mirë, veçanërisht nëse ke qenë i shqetësuar se mund të kesh ‘humbur vullnetin e Perëndisë’, për shkak të një vendimi të keq në jetën tënde. Zoti nuk do të thotë ditën e fundit, ‘ti shkove të jetosh në Alabama kur duhej të kishe shkuar në Michigan.’ Zoti nuk ka zbuluar nëse duhet të jetosh në Alabama, Michigan, Illinois apo kudo tjetër. Por Ai ka zbuluar se si duhet të jetosh në Alabama, Michigan, Illinois apo kudo që të jesh. A e ke ndjekur urdhërimin e madh dhe detyrën e madhe? A ke ndjekur një jetë të shenjtë? Këto janë gjërat për të cilat ne të gjithë duhet t’i japim llogari Perëndisë. Si duhet t’i përgjigjemi vullnetit të zbuluar të Perëndisë? Ne duhet t’i bindemi Perëndisë në atë që Ai ka shpallur. Bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë. (1 Gjoni 2:17). Pra, ja se si të lutesh kur vullneti i shpallur i Perëndisë dhe dëshirat e tua tërhiqen në drejtime të ndryshme: ‘Zot, më jep forcë të bindem, që të bëhet vullneti Yt.’ 3. Vullneti i dalluar i Perëndisë Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë (Romakëve 12:2) Ekziston një vullnet i Perëndisë që mund të dallohet (provohet). Kjo nuk është as sekrete dhe as e zbuluar, por diku në mes. Të gjithë ne

Uncategorized

5 Mënyra për të Përfituar nga Darka e Zotit

Darka e Zotit është një dhuratë e mrekullueshme nga Perëndia dhe është një vulë e premtimeve të Perëndisë për të gjithë ata që kanë ardhur te Krishti me pendim dhe besim. Sa më shumë ta kuptosh kuptimin dhe domethënien e Darkës së Zotit, aq më shumë do të përfitosh prej saj. Këtu janë pesë mënyra se si mund të marrësh më shumë nga Darka e Zotit. Shiko mbrapa Në tryezën e Zotit, Krishti na thërret të shikojmë prapa dhe të kujtojmë sakrificën e Tij për ne në kryq duke marrë bukën dhe verën. Meqenëse Jezusi dhe Pali i dhanë rëndësi të veçantë bukës dhe verës, ia vlen të mendojmë për rëndësinë e secilës. Buka Buka flet për trupin e Krishtit, në të cilin Ai jetoi një jetë njerëzore të përsosur. Jezusi jetoi jetën që askush nga ne nuk mund ta arrinte kurrë. Ai kurrë nuk foli një fjalë mëkatare ose kishte një mendim mëkatar. Ai i bindej gjithmonë vullnetit të Atit. Ai gjithmonë pati dashuri, gjithmonë shpresoi, gjithmonë besoi. Trupi i Jezusit flet për jetën e Tij të përsosur që u dha për ne.  Ai e dha atë jetë të bindjes së përsosur, në mënyrë që ne që jemi kaq larg drejtësisë së Perëndisë të gjejmë tek Ai, atë që nuk kemi në vetvete. Kur vijmë në tryezën e Zotit, shpesh ndihemi të padenjë. Por Zoti na kujton me anë të bukës, se shpëtimi ynë nuk qëndron në përparimin e punës së Frymës së Shenjtë në ne, por në përfundimin e veprës së Krishtit për ne. Asnjë prej nesh nuk i ka ofruar ndonjëherë Perëndisë bindje të përsosur dhe nuk do ta bëjmë kurrë, por kur marrim bukën, na kujtohet se Perëndia e numëron bindjen e Tij të përsosur sikur të ishte e jona. Vera Vera flet për gjakun e derdhur të Jezusit. Gjaku në vena tregon jetën, por gjaku i ndarë nga trupi tregon vdekjen. Buka flet për bindjen e Zotit tonë; vera flet për sakrificën e Tij. Duke mos pasur asnjë mëkat të Tijin, Jezusi zgjodhi të mbajë tonin. Ai u bë sakrifica jonë, duke thithur gjykimin e Perëndisë. Dhe nëpërmjet derdhjes së gjakut të Tij, Ai na dha falje. Perëndia dëshiron të vulosë atë që Krishti ka bërë për ne në mendjet dhe zemrat tona, kështu që Ai na thotë të marrim bukën dhe verën në kujtim të Tij. Shiko në brendësi Kur vjen në tryezën e Zotit, Krishti të thërret për t’i bërë vetes disa pyetje të sinqerta. Kjo është e rëndësishme sepse Pali thotë këtë “Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit” (1 e Korintasve 11:27). Çfarë do të thotë të pish në mënyrë të padenjë? Si mund ta di nëse duhet ta marr Darkën e Zotit? Më poshtë janë dy pyetje të thjeshta që do të ndihmojnë të shqyrtosh veten: 1. A besoj? Shiko kryqin. Mendo se çfarë thotë Perëndia përmes imazhit të bukës dhe verës. A beson në Birin e Perëndisë që të deshi dhe dha Veten për ty? Nëse përgjigja është “Po”, atëherë duhet të vish në tryezë dhe të marrësh bukën dhe verën. Nëse përgjigja është ‘Jo, unë nuk besoj’, atëherë duhet t’i bësh vetes një pyetje tjetër: A jam i gatshëm të besoj në Krishtin tani?  Krishti po të fton të ulesh në tryezë. Mund të vish tek Ai me të gjitha dyshimet e tua, me të gjitha konfliktet e tua të pazgjidhura dhe të thuash: “Kam nevojë për hirin Tënd. Me duhet ndihma Jote. Kam nevojë për faljen Tënde.” Nëse ke këtë dëshirë, eja tek Krishti me besim, gati për të marrë nga dora e Tij e hirshme. 2. A jam i penduar? Nëse përgjigjja për këtë pyetje është “Po” – atëherë duhet të vish në tryezën e Zotit. Kjo tryezë është për mëkatarët që shohin nevojën e tyre për Jezus Krishtin. “Njerëzit që e konsiderojnë veten të drejtë, të cilët mendojnë se janë të shpëtuar nga veprat e tyre, nuk duhet të vijnë në tryezën e Zotit,” shkroi J.C. Ryle. “Çfarë deklarojmë në Darkën e Zotit? Ne pohojmë publikisht se nuk kemi asnjë mirësi, drejtësi apo denjësi për veten tonë dhe se e gjithë shpresa jonë është tek Krishti. Ne pohojmë publikisht se jemi fajtorë, mëkatarë dhe të korruptuar dhe natyrshëm meritojmë zemërimin dhe dënimin e Perëndisë… Tani çfarë lidhje ka një njeri që e konsideron veten të drejtë me një urdhërim si ky?”[1] Darka e Zotit është për mëkatarët që shohin nevojën e tyre për hirin dhe mëshirën e Perëndisë. Nëse e sheh nevojën tënde për mëshirën e Zotit sot, atëherë eja. Por nëse ka një mëkat të njohur që ti refuzon të heqësh dorë, nuk duhet të vish në tryezë. Vëre, nuk thashë “nëse ka një mëkat, që të duket i vështirë të heqësh dorë, por nëse ka një mëkat, që ti refuzon të heqësh dorë”. Nëse po thua, “Unë e di që ajo që po bëj është e gabuar, por do të vazhdoj ta bëj” ti po e largon veten nga hiri i Perëndisë. Hiri i Perëndisë mund të merret nga çdo person që është gati të largohet nga mëkati dhe ta marrë atë. 3. Shiko lart Darka e Zotit filloi si një vakt në të cilin dishepujt ndanë bashkësi me Jezusin. Për ne është e njëjta gjë. Jezusi u ngjit në qiell dhe u ul në të djathtën e Atit. Dhe ne ndajmë miqësinë me Jezusin ndërsa i afrohemi Atij me anë të besimit. Buka dhe vera na kujtojnë, se Jezusi do të mbajë shpirtin tënd, ashtu si ushqimi mban trupin tënd. Imagjino të shkosh në një restorant të mirë. Ti je ulur në një tavolinë dhe të jepet një menu që tregon imazhet e ushqimit. Kur vjen kamerieri, ai shpjegon menunë dhe rekomandon pjatat e tij të preferuara. Por supozo se më pas largohesh nga restoranti pa porositur ose ngrënë ndonjë gjë. I gjithë kuptimi i të vajturit atje do të humbiste. Arsyeja pse shkon në një restorant nuk është për të parë

Uncategorized

Një Kishë Me Ungjillin Në Qendër Është Një Kishë Që Lutet

Shërbesa e Ungjillit, është një shërbesë me anë të cilës ne ndajmë pasionin e Krishtit për botën. Ungjilli nuk erdhi tek ne që të mund të përfundonte me ne. Krishti na e besoi atë ne, që ne t’ua shpallim të tjerëve. Një kishë me ungjillin në qendër, është një kishë misionare me një pasion për të sjellë lajmin e mirë të Jezus Krishtit tek të gjithë njerëzit. Dhe ky mision fillon me lutjen. Shërbesa e lutjes së kishës është një nga temat e 1 Timoteut 2. Pali flet për vendin e lutjes në adhurimin publik. Kur bashkësia mblidhet, duhet të sjelli kërkesa, lutje dhe ndërmjetësime me falenderim. Përkushtimi ndaj lutjes ndërmjetësuese në adhurimin publik, është gjithnjë e më shumë jashtë modës. Por Zoti i’a ka dhënë kishës këtë shërbesë. Nëse të krishterët nuk luten për botën, kush do ta bëjë? Lutja Pasqyron Zemrën E Perëndisë Për Botën “Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit.”(1 Timoteut 2:1) Është e qartë që Pali nuk do të thotë, që ne duhet të lutemi për secilin nga 7,8 miliardë njerëz që ekzistojnë në botë. Kjo do të ishte e pamundur. Kur Pali thotë se duhet të lutemi për “të gjithë”, ai nënkupton “të gjithë llojet e njerëzve.” Philip Ryken përshkruan se si lutjet publike të kishës duhet të kenë një “perspektivë globale”. Ato duhet të përfshijnë çështjet e mëdha të ditës dhe kombet e mëdha të botës. Ndërmjetësimi duhet të bëhet për ripërtëritje, ringjallje dhe reformim në kishë… (dhe) për misionarët, ungjilltarët dhe mbjellësit e kishave. Vuajtjet e kishës së përndjekur dhe dëshpërimi i njerëzimit të pashpëtuar duhet të sillen çdo javë përpara fronit të hirit. (Philip Ryken, 1 Timoteut: Komentari Reformuar Ekspozues, 2007) Në vargun 8, duket se ka një kapërcim të çuditshëm kur Pali flet për burrat që debatojnë dhe grinden. Por kushtoi vëmendje faktit, se Pali është ende duke folur në lidhje me shërbesën e lutjes së kishës lokale: “Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje.” (vargu 8). Shërbesa e lutjes rrjedh nga vdekja shlyese e Jezusit. Është detyra jonë e shenjtë dhe nuk duhet të pengohet nga debatet apo mosmarrëveshjet. Një kishë me ungjillin në qendër nuk ka të bëjë me ne; bëhet fjalë për ungjillin. “Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës.” (1 Timoteut 2:3-4). Prandaj, kur mblidhemi, lutja jonë publike mund të pasqyrojë zemrën e Perëndisë për botën. Lutu Për Ata Që Janë Në Autoritet “…për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.” (1 Timoteut 2:2). Të gjithë sundimtarët në kohën e Palit ishin paganë, kështu që është e habitshme që Pali thotë se të krishterët duhet të luten për këta sundimtarë paganë me falënderim! Imagjino duke u lutur për Neronin me falenderim! Për ne sot, kjo do të thotë që ne duhet të lutemi për presidentin tonë, qeveritarët tanë dhe përfaqësuesit tanë. Ne duhet të lutemi për ata që mbajnë poste publike, pavarësisht nëse i kemi votuar apo jo, dhe këtë duhet ta bëjmë me falënderim. Kushtoji vëmendje faktit se pse duhet të lutemi për ata në qeveri: që ne “të mund të bëjmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.” (1 Timoteut 2:2). Objektivi ynë nuk është që politikanët të ndryshojnë shoqërinë. Është që ne duhet të jetojmë në paqe në mënyrë që ungjilli të ndryshojë shoqërinë. Bibla nuk na inkurajon të kemi shpresa të mëdha te qeverisja njerëzore. Ne nuk lutemi që qeveria të na çojë në perëndishmëri. Vetëm ungjilli mund ta bëjë këtë dhe ungjilli nuk i është dhënë qeverisë; i është besuar kishës. Qëllimi i Zotit për qeverinë është që të ketë stabilitet dhe paqe. Falenderoj Zotin për të gjithë ata që janë thirrur të shërbejnë në jetën publike. Ne kemi nevojë për më shumë të krishterë në politikë – një thirrje e lartë për njerëzit tanë më të aftë. Por kjo nuk është thirrja e kishës. Kisha nuk është një organizatë që bën fushatë për ndryshime sociale apo politike. Thirrja jonë është shërbesa e ungjillit që ndryshon jetët njerëzore – jo nga imponimi i ligjeve njerëzore, por nga rigjenerimi i zemrave njerëzore. Faleminderit Zotit që politikanët shkruajnë ligje që frenojnë të keqen. Por kjo është gjithçka që ligji mund të bëjë – të frenojë të keqen. Krishti derdh hirin, besimin dhe dashurinë. Shpresa jonë është që Krishti të ndryshojë zemrat njerëzore nëpërmjet ungjillit. Philip Ryken shpjegon lidhjen midis lutjes dhe paqes: Të krishterët që nuk luten për udhëheqësit e tyre në qeveri priren të prishin paqen. Ata janë cinikë me kundërshtarët e tyre në politikë dhe gëzohen kur bien në turp. Meqenëse cinizmi për qeverinë është kaq i përhapur në kishën ungjillore sot, mund të arrijmë në përfundimin se të krishterët nuk janë gjithmonë të zellshëm në lutje për njerëzit në autoritet.  Nëse lutemi për udhëheqësit tanë në shtet ose kishë, kjo do të ndikojë në mënyrën se si flasim ose shkruajmë për ta. Ti mund të mos jesh dakord me njerëzit për të cilët lutesh, por nuk duhet të jesh cinikë ose i pahijshëm me ta. Ti duhet të lutesh për bekimin e Zotit mbi ta. Ti duhet të gëzohesh për çdo sukses që Zoti u jep atyre. Ky është lloji i lutjes që është i mirë dhe që i pëlqen Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë. Burra, Mos Jini Pasiv Në Lutje Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje. (1 Timoteut 2:8 ). Shërbesa e lutjes është një privilegj që u jepet burrave dhe grave. Por Pali po i thërret burrat që të marrin drejtimin këtu. Gratë kanë shkëlqyer shpesh në këtë shërbesë. Pali po u thotë burrave: “Mos jini pasiv këtu. Unë dua që

Uncategorized

Si Të Rrisësh Nxehtësinë Kur Zemra Jote Është e Ftohtë

Kur ditët bëhen më të errëta, tundimi i madh për ne është të bëhemi të krishterë me gjysmë zemre, të ndjekim Krishtin në distancë. Gjërat po bëhen gjithnjë e më të vështira, kështu që ti tundohesh të mbash kokën ulur, të mbash besimin tënd privat dhe të mbash angazhimin tënd të ulët. Është e vështirë të vraposh shpejt kur e ke erën kundër, në fytyrë. Është e vështirë të përparosh kur noton kundër rrymës. Kur e keqja është në rritje, është e lehtë të jesh i lodhur. Ti fillon të pyesësh veten: “Cili është qëllimi?” Është e lehtë të mendosh, se të jesh i gjithë-përfshirë dhe t’i dorëzohesh Jezus Krishtit thjesht nuk ia vlen. Mund të kujtosh ditë më të mira kur ndjeje zell për Zotin, por tani një lloj letargjie të ka rrëmbyer shpirtin dhe nuk ndihesh më si dikur. Ti je i dekurajuar, i fikur. Çfarë do të bësh për këtë? Romakëve 12:11 na jep këtë urdhër: “Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë.” Të jesh “i përtuar në zell” do të thotë të jesh letargjik, me pak energji, i lodhur, i rraskapitur, i këputur dhe i plogësht. Zoti na urdhëron: “Mos ji i përtuar!”, të jesh “i zjarrtë në shpirt” është e kundërta. Fjala “i zjarrtë” ngre problemin e temperaturës shpirtërore; fjalë për fjalë do të thotë të jesh “në zierje”. Nxehtësia është e përfshirë këtu. Të jesh i zjarrtë do të thotë të jesh i pasionuar, i angazhuar, i përkushtuar, aktiv, energjik dhe i motivuar. Mos ji i plogësht, por mbaje veten “në zierje”, duke i shërbyer Zotit. Nëse nuk aplikohet nxehtësia, prirja e natyrshme e gjërave është që ato të ftohen. Nëse vakti yt qëndron shumë gjatë mbi tavolinë, ti e vendos në mikrovalë sepse është ftohur. Por si mund ta aplikosh nxehtësinë në jetën tënde? Kur sheh se po ftohesh, duhet të marrësh përgjegjësinë për gjendjen tënde shpirtërore. Ti je në Krishtin dhe Fryma e Shenjtë jeton brenda teje. Kjo do të thotë që ti nuk je i pafuqishëm! 3 Të Vërteta Që Mund Të Përtërijnë Pasionin Tënd Shpirtëror Ka disa të vërteta që, kur zbatohen siç duhet për gjendjen tënde, do të të zgjojnë shpirtin kur je i dekurajuar. Ato do të rivendosin entuziazmin tënd shpirtëror dhe do të të ndihmojnë të rikthehesh “në zierje”. Më poshtë janë tre pikat që mund të ripërtërijnë pasionin tënd shpirtëror. Krishti Shpengon Kur je i rraskapitur dhe shpirti yt është i plogësht, mund të fillosh duke marrë një dozë të mirë të asaj që Perëndia ka bërë për ty në Krishtin. Ja se si ndodhi kjo në jetën time jo shumë kohë më parë. Isha në një vend ku isha i lodhur. Kisha përjetuar shkurajime të ndryshme dhe ndjeja keqardhje për veten. Kisha humbur energjinë dhe motivimin. Mbaj mend që mendova: “Kjo nuk është e mirë. Si do ta largoj veten nga kjo gjendje?” Shpesh është e dobishme në raste si këto të pyesësh, “Si flet Bibla për atë që po përjetoj tani?” Mendja ime shkoi tek një fjali tek Galatasve 6:9, ku Pali flet për të qenit “të lodhur duke bërë mirë”. E dija se Martyn Lloyd Jones kishte predikuar mbi këtë varg. Kur e gjeta në një video në YouTube, Zoti e përdori atë për të më shkundur nga gjendja dekurajuese ku isha. Lloyd thotë: Nëse ndonjëherë e gjej veten, qoftë edhe për një fraksion sekonde, duke dyshuar në madhështinë, lavdinë, mrekullinë dhe fisnikërinë e kësaj ecjeje në të cilën jam angazhuar, atëherë po pështyj mbi [Krishtin]. Kjo ishte sikur të më kishin hedhur ujë të ftohtë, për të më zgjuar nga gjendja në të cilën isha. Isha duke pështyrë mbi Krishtin! Si mund ta bëja unë këtë? Ai më ka sjellë në një jetë të shpenguar në të cilën jam falur për të gjithë mëkatin tim, jam i adoptuar me dashuri në familjen e Perëndisë, kam Frymën e Shenjtë brenda meje dhe jam i paracaktuar për një jetë gëzimi të përjetshme. Të kujtoja këtë më ka ndihmuar të mos jem përtac në zell, por të jem i zjarrtë në shpirt, duke i shërbyer Zotit. Krishti Përtërin Në Psalmin 23, në vargjet 1 dhe 3, Davidi thotë: “Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë… Ai ma përtërin shpirtin.” Krishti vdiq për të shpëtuar popullin e Tij dhe Ai jeton për të mbajtur popullin e Tij. Dhe për shkak se ftohemi, të na mbajë do të thotë shpesh të përtërijë shpirtrat tanë. A nuk je i gëzuar që mund t’i besosh Atij për ta bërë këtë? Ai mund ta bëjë këtë nëpërmjet një predikimi, me anë të cilit ti e di se Ai po të flet ty. Ai mund ta bëjë këtë nëpërmjet vizitës dhe dashamirësisë së një miku. Ai madje mund ta bëjë këtë përmes një videoje në YouTube, që të prek thellë! Por cilido qoftë mjeti, është Zoti ai që të përtërin shpirtin. Satani dëshiron të të mbajë në një fantazmë, kështu që ai do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij, për të të penguar t’i afrohesh Perëndisë. Satani do të të vërë në mendje këtë argument: “Zemra jote është e ftohtë. Ti nuk je në një gjendje të mirë për të ardhur tek Perëndia. Nuk mund të vish tek Zoti në një gjendje të tillë! Eja tek Ai kur të ndihesh më mirë.” Ky është argumentimi i madh i armikut dhe ai e përdor atë herë pas here për t’i mbajtur të krishterët të lodhur, të dekurajuar dhe letargjikë larg nga i vetmi vend ku do të gjejnë ndihmë dhe lehtësim. Kur kjo linjë mendimi të kalojë në mendjen tënde, ti duhet të jesh gati me këtë përgjigje: eja tek Krishti ashtu siç je. Eja jo sepse ke zemër të ngrohtë, por për të marrë një zemër të ngrohtë. Krishti nuk thotë: Kthehu “përsëri në zierje” dhe pastaj eja tek unë. Ai thotë, “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” (Mateu 11:28). Ai është Bariu yt.

Uncategorized

Katër Gjëra Që Njerëzit Shpesh Nuk Shohin Tek Juda

Jakobi na thotë se “një njeri me dy mendje, është i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.” (Jakobi 1:8). Ky është një përshkrim shumë i mirë i Judës. Ai ishte njeri me dy mendje dhe në fund e braktisi plotësisht besimin që dikur pohonte. Në vijim shohim katër gjëra, që zakonisht anashkalohen kur bëhet fjalë për Judën. Angazhimin që Ai Bëri Juda i kishte bërë një zotim Jezusit. Nuk kishte asnjë arsye për të menduar, se ai ishte asgjë tjetër veçse i sinqertë në besimin e tij. Ashtu si pjesa tjetër e dishepujve, ai kishte lënë gjithçka për ta ndjekur. Juda ishte përfshirë në mënyrë aktive në shërbesë. Atij i ishin dhënë dhurata të jashtëzakonshme shpirtërore. Luka na tregon, “Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet. Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.” (Luka 9:1-2). Juda ishte një predikues i ungjillit! Atij i ishte dhënë një dhuratë e veçantë shërimi. Ai kishte ushtruar autoritet mbi demonët. Përfshirja aktive në shërbesë është një gjë e mirë dhe e mrekullueshme, por nuk është, në vetvete, një shenjë e jetës shpirtërore apo e shëndetit shpirtëror. Mundësinë Që Iu Dha Juda eci me Jezusin për tre vjet. Ai pa jetën më madhështore që është jetuar ndonjëherë nga afër dhe në mënyrë personale. Nuk mund të kesh një model më të mirë besimi se Jezusi ose një mjedis më të mirë për të formuar besimin, sesa kishte Juda në ecjen bashkë me Jezusin. Ai ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i mrekullive. Kur Jezusi ushqeu 5000 njerëz, Juda ishte aty. Ai mori bukën dhe e shpërndau bashkë me dishepujt e tjerë. Kur Jezusi qetësoi stuhinë, Juda ishte aty. Dhe ai ishte atje kur Jezusi e ringjalli Llazarin nga të vdekurit. Nuk mund të kesh prova më të mira për besimin sesa kishte Juda. Juda dëgjoi të gjitha mësimet e Jezusit. Ai e dëgjoi Predikimin në Mal, kështu që e dinte se ka një rrugë të ngushtë që të çon në jetë dhe një rrugë të gjerë që të çon në shkatërrim. Ai dëgjoi paralajmërimet që Jezusi u tha farisenjve, kështu që ai e dinte se ka një ferr për të shmangur dhe një parajsë për të fituar. Ai dëgjoi shëmbëlltyrën e djalit plangprishës dhe e dinte se Krishti ishte gati të mirëpriste dhe të falte ata që kishin humbur veten në shumë mëkate. Ky njeri dëgjoi me veshët e tij mësimet më të mira. Ai pa provat më të qarta me sytë e tij. Ai kishte shembullin më të mirë në jetën e tij. E megjithatë ky njeri e tradhtoi Jezusin. Sa i thellë është problemi i zemrës së njeriut! “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?” (Jeremia 17:9). A e kupton zemrën tënde? A mund ta kuptosh se si një i ri, i cili është rritur nga prindër të perëndishëm në kontekstin e një kishe të shëndetshme, që mëson të vërtetat e Shkrimit që në moshë të re, mund të përfundojë duke braktisur besimin që dikur pohonte? Këtu ka një të vërtetë të rëndësishme për prindërit, udhëheqësit dhe miqtë që hidhërohen për dikë që e duan, i cili ka braktisur besimin që dikur shpallte. Ti mund të thuash, “Ku gabuam? Çfarë mund të kishim bërë më shumë? A dështuam në mësimdhënien tonë? A dështuam në shembullin tonë? A duhet ta kishim futur djalin, vajzën ose shokun tonë në një mjedis tjetër? Ndoshta kjo do të kishte bërë një ndryshim.” Kjo histori po na tregon se edhe mësimi më i mirë, shembulli më i mirë dhe provat më bindëse – mjedisi përfundimtar për të ushqyer besimin – nuk mund ta ndryshojnë, në vetvete, zemrën njerëzore. Zgjedhjen që Ai Bëri Satani bëri një sulm të pamëshirshëm mbi shpirtin e Judës, pasi ai bën një sulm të pamëshirshëm ndaj kujtdo që zgjedh të ndjekë Krishtin. Nuk ka asgjë unike për përvojën e Judës këtu. “Atëherë Satani hyri në Judën…Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.” (Luka 22:3-4). “Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtënë në zemër Judë Iskariotit, birit të Simonit, ta tradhtonte” (Gjoni 13:2). “Satani hyri në të” (Gjoni 13:27). Deklaratat e qarta të Biblës për veprimtarinë e Satanit kanë bërë që shumë njerëz të thonë: “Juda i gjorë, ai nuk kishte asnjë shans. Satani hyri në të. Çfarë mund të bënte ai në këtë rast?” Por ky vlerësim anashkalon faktin që Juda ia hapi derën e jetës së tij Satanit. Juda kishte vjedhur nga ofertat. Dhe kur e mbajti të fshehtë këtë mëkat, Satani hyri në të. Ai bëri një marrëveshje me krerët e priftërinjve dhe më pas u ul në tryezën e Zotit tonë me një mëkat të njohur që nuk do ta rrëfente, dhe Satani hyri edhe më tej në jetën e tij. Mëkati i parrëfyer gjithmonë hap derën e fuqisë së Satanit. Satani nuk fiton një terren në jetën e njerëzve, që po ecin në dritë me Jezusin. Ai ka akses vetëm kur e hapim derën. Klaus Schilder thotë, “Është madhështia e veçantë e Jezusit që Ai mund ta pushtojë njeriun pa iu afruar më parë njeriu Atij. Por dobësia e Satanit vërtetohet nga kjo, se ai nuk mund t’i afrohet një shpirti nëse ai shpirt nuk është kthyer më parë tek ai”. (Krishti në Vuajtjet e Tij, 185). Ndonjëherë në kishë, ne e kuptojmë këtë anasjelltas. Ne kemi frikë se Satani do të ketë disi qasje të fshehtë tek ne, por Jezusi, ai nuk mund të bëjë asgjë nëse nuk ia kërkojmë. Jo, Bibla na mëson pikërisht të kundërtën. Rezultatin që Ai Përqafoi Juda doli në errësirën që kishte zgjedhur, “ishte natë” (Gjoni 13:30). Kur i afrohesh Jezusit, do të ndodhë një nga dy gjërat: Ose do të bëhesh tërësisht i tij, ose do të përfundosh më i larguar nga ai dhe më armiqësor ndaj tij sesa nëse nuk

Uncategorized

Çfarë Ndodh Kur Një i Krishterë Vdes?

“Ne e dimë në fakt se, në qoftë se kjo çadër, vendbanimi ynë tokësor, prishet, ne kemi një godinë nga Perëndia, një banesë të përjetshme, në qiej, që nuk është bërë nga dorë njeriu.” (2 Korintasve 5:1). Një i krishterë është një person që zotëron dy shtëpi. Shtëpia ku po jeton tani është një shtëpi e përkohshme, një “çadër”. Por ti ke një shtëpi tjetër që është më e qëndrueshme, më thelbësore. Data e lëvizjes tënde në shtëpinë tënde të re, nuk është dhënë ende, por kjo tashmë është e njohur për Zotin.] Ti ke një shtëpi të qëndrueshme. Çfarë është saktësisht kjo shtëpi e re? Asnjë autor që kam lexuar, nuk merret më mirë me këtë pyetje se Charles Hodge, mësuesi i madh i një shekulli më të hershëm, nga Princeton. Në komentarin e tij mbi 2 Korintasve1, Hodge pyet: “Cila është ndërtesa në të cilën shpirti hyn kur trupi aktual nuk jeton më?” Ai rendit tre mundësi: Vetë parajsa Trupi i ringjalljes Një lloj trupi i përkohshëm, i ndërmjetëm Hodge hedh shpejt poshtë opsionin numër 3; ideja e një trupi të përkohshëm nuk mësohet askund në Shkrim. Përveç kësaj, Pali thotë se “shtëpia” e re është e përjetshme (2 Kor. 5:1), kështu që vështirë se mund të jetë e përkohshme. Në lidhje me numrin 2, Hodge thekson se një trup i ringjalljes është dhurata e Perëndisë për të gjithë besimtarët kur Krishti të kthehet në lavdi. Të krishterët që vdesin ende duhet ta presin atë dhuratë, edhe pse janë tashmë në praninë e Zotit. Asnjë i krishterë nuk ka trupin e ringjalljes në këtë kohë. Pali nuk e ka, as Pjetri, as Gjoni. I vetmi që ka trupin e ringjalljes tani, është Jezus Krishti. 2 Korintasve 5:8 na thotë, se i krishteri që ka vdekur tani është “në shtëpi”. Pali shkruan, “ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin!” Pra, jam i bindur, me Hodge dhe shumë të tjerë, se shtëpia e përmendur këtu është vetë parajsa. Jezusi tha, “Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa;…Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.” (Gjoni 14:2). Dhe Abrahami, i cili jetonte në çadra po “priste qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia.” (Hebrenjve 11:10). I krishteri është një person me dy shtëpi. Kontrasti mes tyre vështirë se mund të ishte më i madh. Shtëpia e parë për shpirtin tënd është trupi yt, i cili është si një çadër – një strukturë e brishtë që do të shkatërrohet. Kur kjo shtëpi të rrënohet, ti do të zhvendosesh në shtëpinë tënde tjetër, që është parajsa – një ndërtesë e qëndrueshme për të jetuar përgjithmonë. Parajsa është shtëpia e përjetshme në të cilën shpirti yt do të hyjë, kur shtëpia e tij aktuale të shkatërrohet. Në çadrën tokësore ka rënkime, por në “shtëpinë e pabërë me dorë” ajo që është e vdekshme përpihet nga jeta (2 Kor. 5:4)! Por çfarë ndodh në të vërtetë menjëherë pasi një i krishterë mbyll sytë në vdekje? Shpirti yt është i ndarë nga trupi yt. Vdekja quhet armik, armiku i fundit. Vdekja është zhbërja e natyrës sonë, copëtimi i asaj që Zoti ka bashkuar. Zoti krijoi jetën tënde duke bashkuar trupin dhe shpirtin tënd së bashku. Kjo ndërlidhje është aq komplekse, saqë vështirë se mund ta imagjinojmë jetën pa trupin. Mundohu të imagjinosh të fikësh të gjitha funksionet e trupit, një nga një: nuk do mund të shohësh më, të dëgjosh, të flasësh, të hash, të ecësh apo lëvizësh. Si përfundim, do të jesh i vetëdijshëm, por i paaftë për të funksionuar. Prandaj Pali thotë,“Sepse në këtë çadër ne psherëtijmë duke dëshiruar fort të vishemi me banesën tonë qiellore, nëse do të gjendemi të veshur e jo të zhveshur.” (2 Korintasve 5:2-3). Askush në mendjen e tij, nuk dëshiron që shpirti i tij të ndahet nga trupi i tij. Nëse e vetmja gjë për të thënë për vdekjen, do të ishte ky dëbim i shpirtit nga trupi, do të ishte vërtet e tmerrshme. Kush dëshiron të jetë një fantazmë që dridhet, i humbur në hapësirë pa shtëpi? Askush nuk e dëshiron këtë. Faleminderit Zotit, që nuk ndodh kështu. Shpirti yt zhvendoset në shtëpinë e tij të re. Kur Zoti ta rrëzojë çadrën tënde, shpirti yt nuk do të humbasë në hapësirë pa një vend pushimi. Në momentin që të del nga çadra, shpirti yt do të jetë në shtëpi në ndërtesë. Të mungosh nga trupi do të thotë të jesh në shtëpi me Zotin. Unë dhe gruaja ime, Karen, kemi lëvizur vetëm një herë në të gjithë jetën tonë martesore. Ne u shpërngulëm nga një shtëpi në pronësi të kishës që shërbenim në Londër, në një shtëpi që blemë kur erdhëm në Shtetet e Bashkuara. Ai udhëtim prej katërmijë miljesh mori pak kohë. Por në momentin që do dalësh nga çadra, do të arrish në ndërtesë – në mënyrë të menjëhershme! Larg trupit – në shtëpi me Zotin (2 Kor. 5:8). Ti nuk do të jesh atje jashtë dhe i pastrehë. Për të krishterin, vdekja është një transferim i menjëhershëm në praninë e Zotit. Ti shkëmben çadrën me ndërtesën, tokën me qiellin. Shkëmben të përkohshmen me të përjetshmen, dhimbjen me gëzimin e lavdisë. Ti je i përgatitur për këtë! Ai që na ka formuar pikërisht për këtë është Perëndia (2 Korintasve 5:5). Si të ka përgatitur Perëndia që të lëvizësh nga çadra në ndërtesë? Ai dërgoi Birin e Tij në botë, për të përgatitur një vend në parajsë për ty. Ai dërgoi Shpirtin e Tij në zemrën tënde, për të të përgatitur për vendin tënd atje. Zoti na ka dhënë Frymën e Tij si një garanci. Dhiata e Vjetër përshkruan tabernakullin, i cili ishte një çadër. Na tregon se reja e pranisë së Perëndisë hyri në çadër. Tani Pali thotë se trupi yt është një “çadër” dhe Fryma e Shenjtë e Perëndisë zbret për të banuar në këtë çadër me ty. Trupi yt është një tempull i Frymës së Shenjtë. Krishti jeton në ty. Ai është

Uncategorized

Si Të Gjesh Gëzim Kur Jeta Është E Vështirë

Në çdo fushë të jetës, do të ketë kohë me bekime të mëdha dhe kohë me vështirësi të mëdha. Do të ketë raste kur do të ndihesh plot gëzim dhe mund të ketë raste kur mund të ndihesh mjaft i dëshpëruar. Por sido që të jenë rrethanat e tua sot, Zoti të thotë: “Ji i gëzuar në shpresë..” (Romakëve 12:12). A të duket e pamundur të gëzohesh, kur sheh situatën tënde aktuale? Kujto se Pali i shkroi fjalët e Romakëve 12:12 për të krishterët, që brenda pak vitesh do të pësonin persekutim për shkak të cilit disa prej tyre do t’u jepeshin luanëve dhe të tjerët do të digjeshin të gjallë si pishtarë në kopshtin e Neronit. Pra, shpresa për të cilën flet Pali nuk është një ndjenjë optimiste se gjërat do të përmirësohen. Apostulli nuk ishte naiv dhe nuk i përmbahej një pikëpamjeje evolucionare të natyrës njerëzore. “Por njerëzit e këqij dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq..” tha ai tek (2 Timoteu 3:13). Shpresa për të cilën duhet të gëzohemi, është shpresa e lavdishme që është e jona në Krishtin. Kjo shpresë nuk gjendet në këtë botë, por në një botë të re ku Jezus Krishti do të na shpjerë kur të vijë përsëri. Pali thotë se ne jemi “Duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.” (Titi 2:13-14). Kur nuk mund të gjesh gëzim në atë që të rrethon, gjej gëzim në atë që të pret. Natyrisht, pyetja është: Si mund ta bësh këtë? Rezistoji kënaqësisë së shpresave të rreme: Të shpresosh për diçka që nuk ndodh kurrë, të bën të ndihesh i sëmurë (shih Fjalët e Urta 13:12). Prandaj, mos e vendos veten në atë pozicion. Mos e vendos veten për zhgënjim. Mendo, për shembull, për njëqind vitet e fundit të historisë botërore. Shekulli i nëntëmbëdhjetë përfundoi me një optimizëm të jashtëzakonshëm – njerëzimi po hynte në “një epokë të artë”. Pastaj, katërmbëdhjetë vjet para shekullit të 20-të, ne patëm Luftën e Parë Botërore. Njerëzit thanë se do të jetë “lufta për t’i dhënë fund të gjitha luftërave”. Nëse thjesht mund ta kapërcejmë këtë problem, do të vijmë në një botë të re dhe të mrekullueshme. Por ishte vetëm një çështje kohe prej 20 vitesh të tjera, para se të vinte Lufta e Dytë Botërore dhe pas kësaj, ne duruam Luftën e Ftohtë edhe për 50 vjet të tjera. Shekulli i 20-të dukej se po përfundonte me shpresë me shembjen e murit të Berlinit. Njerëzit filluan të flasin për “një rend të ri botëror”. Por vetëm pak vite më vonë, ne u zhytëm në një lloj lufte krejtësisht të re, “luftën kundër terrorit”. Është në natyrën e shpirtit njerëzor të mendojë se ne mund ta shpengojmë botën, por një vështrim i shkurtër në historinë botërore na tregon se nuk e kemi pasur dhe nuk do ta kemi kurrë. Disa gjëra mund të përmirësohen, por të gjitha vizionet e një realiteti ideal janë të dënuara të dështojnë në këtë botë të rënë, qofshin ato marksiste, kapitaliste apo të shtetit Islamik. Ndalo së kënaquri me shpresat e rreme! Pranoje pasigurinë afatshkurtër: Njerëzit me plane shpesh thonë me vetëbesim: “Ja çfarë dua të bëj: do të jetoj në këtë apo atë qytet. Unë do të shkoj në këtë universitet dhe do të ndjek atë karrierë. Ne do të martohemi dhe do të kemi fëmijë. Do të mbjellim një kishë. Do të ndryshojmë botën!” Dëgjo atë që thotë Zoti në letrën e Jakobit: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrimë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë, ndërsa nuk dini për të nesërmen..” (Jakobi 4:13-14) Është mirë të kesh plane, por mos harro, kur planifikon për të ardhmen, ti as nuk e di nëse do të jesh këtu nesër! ”…Sepse ç’është jeta? Është avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.” (Jakobi 4:14). Gjithçka që shpresojmë të bëjmë në jetë varet nga hiri dhe forca e Perëndisë; prandaj njeriu i mençur thotë: ”Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë” (Jakobi 4:15). Jeta e shkurtër që kemi në këtë botë është shumë e pasigurt. Zoti na thërret të udhëtojmë në një shteg gjarpërues. Askush prej nesh nuk mund të shohë se çfarë ka në kthesën e rradhës – mund të jetë një provë e madhe, ose mund të jetë një gëzim i madh. Ne ecim me anë të besimit, jo me anë të shikimit. Askush prej nesh nuk e di me siguri se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër ose vitin e ardhshëm. Por edhe pse nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, unë e di rezultatin përfundimtar të jetës sime. Shijo premtimin e sigurisë afatgjatë: Në një botë plot pasiguri, ku mund të gjejmë siguri që zgjat? E gjejmë “Duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.” (Titi 2:13). Në praninë e Jezusit, mëkati nuk do të jetë më. Nuk do të jetë në ty dhe nuk do të jetë përreth teje. Nuk do ta hidhërosh më kurrë Shpëtimtarin tënd. Ti do të jesh një gëzim për Të dhe Ai do të jetë një gëzim për ty përgjithmonë. Nuk do të jesh më kurrë i lodhur, i këputur apo i dekurajuar. Ti do t’i shërbesh Zotit siç ke dashur gjithmonë që të bësh. Ti do të eksplorosh gëzimet e tokës së re, të çliruar më në fund nga mallkimi – pa përmbytje apo zjarre të furishme, pa stuhi, tërmete apo rrëshqitje toke. Ti do të gëzosh bekimet e një bote të re, ku çdo person e do vërtet motrën dhe vëllanë e tij – pa dhunë, pa urrejtje, pa padrejtësi, pa