Rrugëtimi
Gjoni 6:35
Jezui u tha: «Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë nuk do të ketë më uri dhe kush beson në mua nuk do të ketë më kurrë etje.
Zanafilla 3:1-24
Nëse jeta ishte kaq e mirë në Kopshtin e Edenit, pse është kaq ndryshe sot? Përgjigjja e kësaj pyetjeje, gjendet në luginën e parë të historisë së Biblës.
Zanafilla 12:1-9
Përfytyro tmerrin dhe më pas gëzimin e Evës, kur ajo lindi foshnjën e parë në botë. U duk sikur Kaini solli një shpresë të re në botën e errët…
Jozueu 24:1-33
500 vjet pasi Perëndia iu shfaq Abrahamit, pasardhësit e tij ishin rreth dy milion njerëz. Ata ishin të shtypur në Egjipt dhe nga kjo pikëpamje jeta e tyre dukej e zymtë.
Gjyqtarët 2:6-23
Mjafton vetëm një brez për të ndryshuar një kulturë dhe çuditërisht, edhe pas gjithë asaj që Perëndia kishte bërë, u desh vetëm një brez që populli i Tij ta harronte plotësisht Perëndinë.
2 Samuelit 7:1-16
Davidi e filloi jetën e tij si një bari i panjohur në Betlehem, më i vogli mes tetë vëllezërve. Por Perëndia ishte me Davidin, dhe pasi ai mposhti Goliathin, kampionin e armiqve të Izraelit, të gjithë e mësuan kush ishte Davidi.
1 Mbretërve 12:1-24
Pas vdekjes së Salomonit u rritën tensionet mes dhjetë fiseve në veri dhe dy fiseve në jug ku pushteti dhe pasuria ishin përqendruar rreth Jerusalemit. Roboami, djali i Salomonit, i përkeqësoi gjërat.
Ezdra 7:1-28
Populli i Perëndisë ishte zemërthyer. Shtëpitë u ishin shkatërruar dhe ata vetë u dëbuan në një humbëtirë të Babilonisë, të quajtur Lumi Kebar. Populli i Perëndisë u ul pranë lumenjve të Babilonisë dhe vajtoi.
Luka 1:26-38
Ja si ndodhi: Maria ishte një vajzë e re, që po përgatitej të martohej me një burrë të quajtur Jozef. Perëndia i foli ashtu siç i kishte folur Abrahamit, Moisiut dhe profetëve në të kaluarën. Vetëm se këtë herë Ai foli përmes engjëllit Gabriel.
Luka 4:1-13
Lindja e Zotit Jezu Krisht duhet të ketë bërë që kambanat e alarmit të kumbonin në ferr. Prania e dritës lajmëron fundin e errësirës, dhe prania e dukshme e Perëndisë mbi tokë, si njeri, do të nënkuptonte shkatërrimin e së keqes…
Gjoni 8:12
Atëherë Jezui foli përsëri me ta e u tha: «Unë jam drita e botës. Kush vjen pas meje nuk do të ecë kurrë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës».
Luka 4:16-30
Reagimi ndaj Jezusit ishte padyshim i përzier. Mrekullitë dhe mësimet e Tij u sollën gëzim të madh shumë njerëzve, por deklaratat e Tij nxitën zemërim dhe kundërshtim të thellë te shumë të tjerë.
Luka 9:28-36
Mesazhi kryesor i Jezusit ishte i qartë dhe i thjeshtë: “U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni në ungjillin!” (Marku 1:15).
Mateu 27:24-31
Juda vendosi ta tradhtonte Jezusin pas një feste. Një grua kishte derdhur parfum të shtrenjtë mbi këmbët e Jezusit. Ishte një dhuratë bujare dhe një shprehje e bukur dashurie.
Luka 23:32-43
Nëse do të kishte pasur një kohë, kur mund të prisje që gjykimi i Perëndisë të binte nga qielli, ai do të ishte çasti i kryqëzimit të Jezusit. Perëndia mori natyrën tonë njerëzore dhe erdhi mes nesh në Jezu Krishtin.
Marku 15:33-39
Turma abuzoi me Jezusin për tre orë, pastaj ndodhi diçka krejt e papritur: “Pastaj, kur erdhi e gjashta orë, errësira e mbuloi gjithë vendin deri në të nëntën orë” (Marku 15:33).
Mateu 28:1-10
Pas vdekjes së Jezusit, dy anëtarë të këshillit qeverisës të judenjve e rrëfyen hapur besimin e tyre tek Jezusi. Jozefi i Arimatesë, kishte qenë një ndjekës i fshehtë i Jezusit dhe nuk kishte qenë dakord me vendimin e sinedrit për ta vrarë Jezusin (Luka 23:50-51).
Gjoni 20:24-29
Ungjijtë nuk i fshehin dyshimet e besimtarëve të parë. Kur gratë gjetën varrin bosh të Jezusit, ato nuk kishin asnjë shpjegim për atë. Sigurisht që nuk menduan se Jezusi ishte ringjallur prej së vdekurish. As që u shkoi ndërmend kjo gjë (Luka 24:4-8).
Veprat 1:1-11
Gjatë një periudhe dyzet ditore pas ringjalljes, Jezusi i mësoi dishepujt e Tij dhe i solli ata në një nivel të ri të të kuptuarit. Më parë, ata e kishin menduar kryqin si një katastrofë të pakthyeshme.
Veprat 2:1-13
Në gjithë qytetin e Jerusalemit kishte vetëm rreth 120 veta, që besonin në Jezusin (Veprat 1:15). Detyra për të arritur komunitetin e tyre dukej e paarritshme për ta.
Veprat 9:1-22
Pas Rrëshajave, besimtarët e rinj caktuan shpejt katër përparësi: të mësonin nga mësimet e apostujve, të rriteshin në bashkësi, të thyenin bukën së bashku dhe të luteshin (Veprat 2:42).
Gjoni 10:7
Jezui u tha përsëri: «Me të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.
Romakëve 7:7-25
Pali e dinte si ishte të luftoje me mëkatin para dhe pas takimit të tij jetëndryshues me Jezusin. “Gjej, pra, këtë ligj, se kur unë dua të bëj të mirën, e keqja ndodhet në mua” (Romakëve 7:21).
Romakëve 8:31-39
Ndoshta nuk je i sigurt nëse në fund do të arrish në qiell. Ti shpreson se do të jetë kështu, por ndonjëherë pyet veten nëse besimi yt është mjaftueshëm i fortë, apo nëse pendimi yt është mjaft i thellë.
1 Pjetri 1:1-9
Gjëra të këqija u ndodhin njerëzve të mirë. Ndonjëherë gjëra të tmerrshme u ndodhin njerëzve të mrekullueshëm, dhe Perëndia e lejon këtë. Ndoshta ke menduar se nëse ndjek një jetë të perëndishme, ti pret që Perëndia të të mbajë larg vuajtjeve të mëdha në jetën tënde.
Hebrenjve 2:5-18
Kemi mbërritur në luginën e fundit të jetës së krishterë. Mali i madh i lavdisë së përjetshme të Perëndisë duket në horizont, por shtegu që na çon atje, kalon përmes luginës së hijes së vdekjes.
Zbulesa 22:1-21
Ndërkohë që apostulli Gjon ishte i burgosur në Ishullin e Patmosit, Perëndia i dha atij një vizion për të ardhmen, të cilin Gjoni e shkruajti në librin e Zbulesës. Vizioni i Gjonit na jep mundësinë të kemi një ide se si do të përfundojë historia e botës dhe si do të fillojë përjetësia.
Seritë e Tjera
Fluturimi
