Shtegu

Luka 24:13-15

Në të njëjtën ditë, dy prej tyre po shkonin në një fshat me emrin Emaus që është rreth njëmbëdhjetë kilometra nga Jerusalemi. Ata po flisnin me njëri-tjetrin rreth të gjitha gjërave që kishin ndodhur. Ndërsa flisnin e bisedonin, Jezui iu afrua dhe eci bashkë me ta.

5 Personazhe nga Dhiata e Vjetër
Të bësh një udhëtim përmes Biblës, është si të bësh një turne brenda një kështjelle ku kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme në të shkuarën. Disa gjëra mund të duken të çuditshme, dhe kjo nuk është për t’u habitur, sepse ato kanë ndodhur në një kohë tjetër.
5 Ndodhi nga Jeta e Krishtit
Historia e Jezusit tregohet tek Ungjijtë: Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Në këtë mësim të dytë, ne do të shohim pesë ndodhi nga jeta e Jezusit. Jezusi lindi, u tundua, u kryqëzua, u ringjall dhe u ngjit në qiell. Le të fillojmë me lindjen e Jezusit.

5 Dhurata që Perëndia ia jep çdo të Krishteri

Kemi parë 5 ndodhi nga jeta e Jezusit në Ungjijtë. Dhe në këtë mësim të fundit, ne do të shohim 5 dhurata që Perëndia ua jep të gjithë atyre që besojnë në Zotin Jezu Krisht.

Efesianëve 1:3

Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht! Ai na ka bekuar përmes Krishtit duke na dhënë çdo bekim shpirtëror e qiellor.