Ngjitja
Fjalët e Urta 8:17
Unë i dua ata që më duan, e ata që më kërkojnë, më gjejnë.
Zanafilla 3:1-24
Bibla asnjëherë nuk na jep një shpjegim të plotë për origjinën e së keqes, por tregon se djalli ishte një engjëll që u fry me krenari dhe u përpoq të uzurponte pozitën e Perëndisë (shih Isaia 14:12-14).
Zanafilla 6:5-22
Gjithçka që duhet të dish për jetën buron nga dy bindje: ti duhet të dish se kush është Perëndia dhe kush je ti. Nëse i kupton këto dy gjëra ti do të kesh një themel të fortë për jetën.
Zanafilla 12:1-9
Një ditë Perëndia iu shfaq Abrahamit ashtu si i ishte shfaqur Adamit dhe Evës në kopsht (Veprat 7:2). Perëndia tha: “Do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim…” (Zanafilla 12:2).
Dalja 12:1-13
Shtypja racore ka qenë një nga të këqijat më të mëdha të historisë njerëzore. Një nga shembujt e parë përfshiu popullin e Perëndisë, të cilët iu nënshtruan punës së detyruar në Egjipt.
Dalja 19:16-25 / 20:1-21
Barrierat ose “kufijtë” (Dalja 19:12, 23) u vendosën si një lloj zone përjashtimi në bazën e malit që ishte “tërë tym, sepse ZOTI kishte zbritur mbi të në zjarr” (Dalja19:18).
Dalja 32:1-16
Moisiu kishte dyzet ditë e dyzet netë që kishte ikur (Dalja 24:18), dhe afër fundit të kësaj kohe njerëzit ishin të lodhur nga pritja.
Numrat 13:1-33
Perëndia e udhëhoqi popullin e tij nëpër shkretëtirë, duke ecur para tyre në formë reje dhe zjarri. Ai siguroi për ta, duke u dërguar ushqim që e mblidhnin çdo mëngjes.
Gjyqtarët 2:1-23
Pas dyzet vitesh endje në shkretëtirë, Moisiu vdiq, dhe Perëndia vendosi Jozueun si pasardhësin e tij. Jozueu ishte një udhëheqës i fortë dhe i guximshëm, dhe ai e udhëhoqi popullin e Perëndisë në Tokën e Premtuar.
2 Samuelit 12:1-10
Kur Perëndia dha Dhjetë Urdhërimet në malin Sinai, edhe Moisiu po dridhej nga frika. Dhe populli i tha Moisiut: “Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia që të mos vdesim” (Eksodi 20:19).
1 Mbretërve 8:1-11
Perëndia kishte thënë se kur populli i Tij do të hynte në Tokën e Premtuar, Ai do të zgjidhte një vend ku Ai do të takohej me ta (Ligji i Përtërirë 12:5).
1 Mbretërve 18:20-46
Ekziston shpesh një distancë shumë e shkurtër midis triumfit dhe katastrofës. Kur Salomoni zuri vendin e tij në fron, populli i Perëndisë kishte gjithçka që i duhej: një udhëheqje të mençur, unitet të fortë, dhe paqe në tokën e tyre.
2 Mbretërve 22:1-20
Pas rënies së mbretërisë veriore, të dy fiset në jug luftuan. Shumë nga mbretërit e tyre bënë të këqija të mëdha, por njëri prej tyre kishte dëshirë të kërkonte Perëndinë.
Nehemia 8:1-18
Qyteti mbi të cilin Perëndia kishte vendosur emrin e Tij,u shndërrua në rrënojë, dhe heshtja mbretëroi aty ku dikur komuniteti i besimtarëve kishte ngritur zërin në adhurim.
Isaia 6:1-8
Ne kemi ndjekur historinë se si populli i Perëndisë u rebelua kundër Tij, përfundoi në mërgim, dhe më pas i’u dha mundësia të rikthehej përsëri në Tokën e Premtuar.
Hosea 6:3
Ta njohim e ta gjurmojmë Zotin, se ardhja e tij është e sigurt porsi agimi. Do të vijë te ne porsi shiu, porsi rrebeshi që tokën ujit.
Isaia 53:1-12
Perëndia premtoi se bekimi i Tij do të vinte tek kombet, por në njëmijë-e-treqind vjet që kishin kaluar që nga koha e Abrahamit, nuk kishte pasur shumë përparim.
Isaia 55:1-13
Shpëtimi është një dhuratë falas, por Jezusi na fton “Ejani, blini” (Isaia 55:1). Ai përdor fjalën blej, sepse ekziston një transaksion i caktuar, me anë të cilit merr atë që Krishti ofron.
Jeremia 17:1-13
23-Zemra
Disa njerëz mendojnë se në Dhjatën e Vjetër Perëndia interesohej vetëm për rregulla, rregullore, dhe detyra, por në Dhjatën e Re, Ai pa që kjo nuk po funksiononte dhe kështu prezantoi një fe të re të zemrës.
Ezekieli 34:1-16
Përvoja e secilës familje, shkolle, biznesi, kishe, dhe kombi do të varet kryesisht nga cilësia e udhëheqjes së saj. Nëse ke vuajtur efektet e udhëheqjes së dobët, ky mësim është për ty.
Danieli 1:1-21
Historia e Danielit flet për një nga njerëzit e Perëndisë në një tokë të huaj, dhe kjo na tregon se si të jetojmë në një kulturë laike dhe materialiste.
Malakia 4:1-6
Ndërsa kemi ardhur në fund të Dhjatës së Vjetër, ia vlen të pyesim veten për këtë: Ku qëndrojnë gjërat në marrëdhëniet midis Perëndisë dhe popullit të Tij pas gjithë këtyre viteve?
Mateu 4:1-11
Jezusi ishte tridhjetë vjeç kur Ai filloi shërbesën e Tij publike. Kur Ai u pagëzua në lumin Jordan, Fryma e Shenjtë zbriti mbi Të dhe një zë i dëgjueshëm nga qielli tha: ”Ky është Biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim’ (Mateu 3:17).
Marku 4:35-41 / 5:1-20
Pasi Jezusi u tundua, Marku na thotë se Ai shkoi në Galile, duke shpallur ungjillin e Perëndisë dhe duke thënë, ”U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër.
Luka 23:26-49
Po të kishe qenë afër kryqit, do të kishe dëgjuar gozhdat që shponin duart dhe këmbët e Jezusit. Ti do të kishe parë dy kriminelë të kryqëzuar në të dy anët e Tij.
Gjoni 17:3
Kjo është jeta e amshuar: të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që dërgove.
Luka 24:1-12
Maria Magdalena, Joana, dhe disa gra të tjera udhëtuan me Jezusin dhe dymbëdhjetë dishepujt (Luka 8: 1-3; 24:10). Ato e kishin dëgjuar Krishtin duke folur për atë që do të ndodhte ditën e tretë (24:6-7), por ndërsa po shkonin drejt varrit, ato nuk prisnin asgjë të pazakontë.
Veprat 1:1-11
Dyzet ditë pas ringjalljes Jezusi u ngrit në qiell, dhe dishepujt e panë Atë duke shkuar. Luka shkruan për skenën kur Jezusi u dha lamtumirën dishepujve të Tij.
Gjoni 14:1-7
Kur Jezusi u ngrit në qiell, dy engjëj u thanë dishepujve: “Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u mor nga mesi juaj në qiell, do të kthehet në të njëjtën mënyrë me të cilën e keni parë atë të shkojë në qiell” (Veprat 1:11).
Gjoni 16:4-15
Disa njerëz që janë të qartë në mënyrë të arsyeshme, për Perëndinë Atë dhe Perëndinë Bir, janë mjaft konfuzë kur bëhet fjalë për Perëndinë Frymë e Shenjtë.
Gjoni 20:19-31
Bota është e mbushur me deklarata të shumta, dhe ndonjëherë është e vështirë të dallosh të vërtetën nga e gabuara. Atëherë, si duhet t’i vlerësojmë deklaratat e Jezusit?
Veprat 2:1-41
Para se të ngrihej në qiell, Jezusi u tha dishepujve të Tij se pas disa ditësh, ata do të ishin “të pagëzuar me Frymën e Shenjtë” (Veprat 1:5). Pastaj Ai tha, “Do të merrni fuqi… dhe do të më bëheni dëshmitarë në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë dhe Samarinë, dhe deri në skajin e dheut” (1:8).
Veprat 9:1-22
Pas ditës së Rrëshajëve, kisha e krishterë u rrit me shpejtësi në Jeruzalem. Por që nga fillimi, apostujt u përballën me armiqësi.
Romakëve 1:16-32
Shndërrimi i Saulit nga Tarsi çoi në shpalljen e ungjillit për të gjitha kombet. Nga njëzet e një letrat në Dhjatën e Re, trembëdhjetë janë shkruar nga apostulli Pal.
Romakëve 3:19-31
Ne kemi parë që zemërimi i Perëndisë zbulohet kundër mëkatit, dhe se Krishti na shpëton nëpërmjet ungjillit. Çfarë do të thotë kjo për Jezusin? Dhe çfarë do të thotë për ne?
Zbulesa 3:20
Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas. Nëse dikush ma dëgjon zërin e ma hap derën, unë do të hyj e do të ha darkë me të dhe ai me mua.
Romakëve 6:1-14
Tek Romakët 5 mësuam se kur jemi të shfajësuar me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë, dhe se hiri i Perëndisë mbulon të gjitha mëkatet tona. Nëse është kështu, pse të mos vazhdojmë dhe të mëkatojmë edhe më shumë?
Romakëve 7:21-25 / 8:1-17
Kur Adami dhe Eva kryen mëkatin e parë, kishte dy pasoja afatgjata: mëkati solli një ndëshkim kundër tyre dhe u bë një fuqi brenda tyre. Ne kemi nevojë të shpëtojmë nga të dyja këto pasoja, dhe ky mësim ka të bëjë me mënyrën se si mund ta kapërcejmë fuqinë e mëkatit.
Hebrenjve 7:23-28
Jezusi ka një punë të përfunduar për ne në të kaluarën, një punë të vazhdueshme për ne në të tashmen, dhe një punë për ne në të ardhmen.
Zbulesa 22:1-21
E gjithë Bibla është një histori. Fillon në një kopsht, përfundon në një qytet, dhe përgjatë gjithë rrugëtimit të saj tregon për Jezus Krishtin. Te Zanafilla një çift gëzonte bekimin e Perëndisë, por përmes mëkatit ata u zhytën në një botë të plagosur nga dhimbja, trishtimi, dhe vdekja.
Seritë e Tjera
Fluturimi
