April 13, 2025

Uncategorized

Çfarë Ndodh Kur Një i Krishterë Vdes?

“Ne e dimë në fakt se, në qoftë se kjo çadër, vendbanimi ynë tokësor, prishet, ne kemi një godinë nga Perëndia, një banesë të përjetshme, në qiej, që nuk është bërë nga dorë njeriu.” (2 Korintasve 5:1). Një i krishterë është një person që zotëron dy shtëpi. Shtëpia ku po jeton tani është një shtëpi e përkohshme, një “çadër”. Por ti ke një shtëpi tjetër që është më e qëndrueshme, më thelbësore. Data e lëvizjes tënde në shtëpinë tënde të re, nuk është dhënë ende, por kjo tashmë është e njohur për Zotin.] Ti ke një shtëpi të qëndrueshme. Çfarë është saktësisht kjo shtëpi e re? Asnjë autor që kam lexuar, nuk merret më mirë me këtë pyetje se Charles Hodge, mësuesi i madh i një shekulli më të hershëm, nga Princeton. Në komentarin e tij mbi 2 Korintasve1, Hodge pyet: “Cila është ndërtesa në të cilën shpirti hyn kur trupi aktual nuk jeton më?” Ai rendit tre mundësi: Vetë parajsa Trupi i ringjalljes Një lloj trupi i përkohshëm, i ndërmjetëm Hodge hedh shpejt poshtë opsionin numër 3; ideja e një trupi të përkohshëm nuk mësohet askund në Shkrim. Përveç kësaj, Pali thotë se “shtëpia” e re është e përjetshme (2 Kor. 5:1), kështu që vështirë se mund të jetë e përkohshme. Në lidhje me numrin 2, Hodge thekson se një trup i ringjalljes është dhurata e Perëndisë për të gjithë besimtarët kur Krishti të kthehet në lavdi. Të krishterët që vdesin ende duhet ta presin atë dhuratë, edhe pse janë tashmë në praninë e Zotit. Asnjë i krishterë nuk ka trupin e ringjalljes në këtë kohë. Pali nuk e ka, as Pjetri, as Gjoni. I vetmi që ka trupin e ringjalljes tani, është Jezus Krishti. 2 Korintasve 5:8 na thotë, se i krishteri që ka vdekur tani është “në shtëpi”. Pali shkruan, “ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin!” Pra, jam i bindur, me Hodge dhe shumë të tjerë, se shtëpia e përmendur këtu është vetë parajsa. Jezusi tha, “Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa;…Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.” (Gjoni 14:2). Dhe Abrahami, i cili jetonte në çadra po “priste qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia.” (Hebrenjve 11:10). I krishteri është një person me dy shtëpi. Kontrasti mes tyre vështirë se mund të ishte më i madh. Shtëpia e parë për shpirtin tënd është trupi yt, i cili është si një çadër – një strukturë e brishtë që do të shkatërrohet. Kur kjo shtëpi të rrënohet, ti do të zhvendosesh në shtëpinë tënde tjetër, që është parajsa – një ndërtesë e qëndrueshme për të jetuar përgjithmonë. Parajsa është shtëpia e përjetshme në të cilën shpirti yt do të hyjë, kur shtëpia e tij aktuale të shkatërrohet. Në çadrën tokësore ka rënkime, por në “shtëpinë e pabërë me dorë” ajo që është e vdekshme përpihet nga jeta (2 Kor. 5:4)! Por çfarë ndodh në të vërtetë menjëherë pasi një i krishterë mbyll sytë në vdekje? Shpirti yt është i ndarë nga trupi yt. Vdekja quhet armik, armiku i fundit. Vdekja është zhbërja e natyrës sonë, copëtimi i asaj që Zoti ka bashkuar. Zoti krijoi jetën tënde duke bashkuar trupin dhe shpirtin tënd së bashku. Kjo ndërlidhje është aq komplekse, saqë vështirë se mund ta imagjinojmë jetën pa trupin. Mundohu të imagjinosh të fikësh të gjitha funksionet e trupit, një nga një: nuk do mund të shohësh më, të dëgjosh, të flasësh, të hash, të ecësh apo lëvizësh. Si përfundim, do të jesh i vetëdijshëm, por i paaftë për të funksionuar. Prandaj Pali thotë,“Sepse në këtë çadër ne psherëtijmë duke dëshiruar fort të vishemi me banesën tonë qiellore, nëse do të gjendemi të veshur e jo të zhveshur.” (2 Korintasve 5:2-3). Askush në mendjen e tij, nuk dëshiron që shpirti i tij të ndahet nga trupi i tij. Nëse e vetmja gjë për të thënë për vdekjen, do të ishte ky dëbim i shpirtit nga trupi, do të ishte vërtet e tmerrshme. Kush dëshiron të jetë një fantazmë që dridhet, i humbur në hapësirë pa shtëpi? Askush nuk e dëshiron këtë. Faleminderit Zotit, që nuk ndodh kështu. Shpirti yt zhvendoset në shtëpinë e tij të re. Kur Zoti ta rrëzojë çadrën tënde, shpirti yt nuk do të humbasë në hapësirë pa një vend pushimi. Në momentin që të del nga çadra, shpirti yt do të jetë në shtëpi në ndërtesë. Të mungosh nga trupi do të thotë të jesh në shtëpi me Zotin. Unë dhe gruaja ime, Karen, kemi lëvizur vetëm një herë në të gjithë jetën tonë martesore. Ne u shpërngulëm nga një shtëpi në pronësi të kishës që shërbenim në Londër, në një shtëpi që blemë kur erdhëm në Shtetet e Bashkuara. Ai udhëtim prej katërmijë miljesh mori pak kohë. Por në momentin që do dalësh nga çadra, do të arrish në ndërtesë – në mënyrë të menjëhershme! Larg trupit – në shtëpi me Zotin (2 Kor. 5:8). Ti nuk do të jesh atje jashtë dhe i pastrehë. Për të krishterin, vdekja është një transferim i menjëhershëm në praninë e Zotit. Ti shkëmben çadrën me ndërtesën, tokën me qiellin. Shkëmben të përkohshmen me të përjetshmen, dhimbjen me gëzimin e lavdisë. Ti je i përgatitur për këtë! Ai që na ka formuar pikërisht për këtë është Perëndia (2 Korintasve 5:5). Si të ka përgatitur Perëndia që të lëvizësh nga çadra në ndërtesë? Ai dërgoi Birin e Tij në botë, për të përgatitur një vend në parajsë për ty. Ai dërgoi Shpirtin e Tij në zemrën tënde, për të të përgatitur për vendin tënd atje. Zoti na ka dhënë Frymën e Tij si një garanci. Dhiata e Vjetër përshkruan tabernakullin, i cili ishte një çadër. Na tregon se reja e pranisë së Perëndisë hyri në çadër. Tani Pali thotë se trupi yt është një “çadër” dhe Fryma e Shenjtë e Perëndisë zbret për të banuar në këtë çadër me ty. Trupi yt është një tempull i Frymës së Shenjtë. Krishti jeton në ty. Ai është

Uncategorized

Si Të Gjesh Gëzim Kur Jeta Është E Vështirë

Në çdo fushë të jetës, do të ketë kohë me bekime të mëdha dhe kohë me vështirësi të mëdha. Do të ketë raste kur do të ndihesh plot gëzim dhe mund të ketë raste kur mund të ndihesh mjaft i dëshpëruar. Por sido që të jenë rrethanat e tua sot, Zoti të thotë: “Ji i gëzuar në shpresë..” (Romakëve 12:12). A të duket e pamundur të gëzohesh, kur sheh situatën tënde aktuale? Kujto se Pali i shkroi fjalët e Romakëve 12:12 për të krishterët, që brenda pak vitesh do të pësonin persekutim për shkak të cilit disa prej tyre do t’u jepeshin luanëve dhe të tjerët do të digjeshin të gjallë si pishtarë në kopshtin e Neronit. Pra, shpresa për të cilën flet Pali nuk është një ndjenjë optimiste se gjërat do të përmirësohen. Apostulli nuk ishte naiv dhe nuk i përmbahej një pikëpamjeje evolucionare të natyrës njerëzore. “Por njerëzit e këqij dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq..” tha ai tek (2 Timoteu 3:13). Shpresa për të cilën duhet të gëzohemi, është shpresa e lavdishme që është e jona në Krishtin. Kjo shpresë nuk gjendet në këtë botë, por në një botë të re ku Jezus Krishti do të na shpjerë kur të vijë përsëri. Pali thotë se ne jemi “Duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.” (Titi 2:13-14). Kur nuk mund të gjesh gëzim në atë që të rrethon, gjej gëzim në atë që të pret. Natyrisht, pyetja është: Si mund ta bësh këtë? Rezistoji kënaqësisë së shpresave të rreme: Të shpresosh për diçka që nuk ndodh kurrë, të bën të ndihesh i sëmurë (shih Fjalët e Urta 13:12). Prandaj, mos e vendos veten në atë pozicion. Mos e vendos veten për zhgënjim. Mendo, për shembull, për njëqind vitet e fundit të historisë botërore. Shekulli i nëntëmbëdhjetë përfundoi me një optimizëm të jashtëzakonshëm – njerëzimi po hynte në “një epokë të artë”. Pastaj, katërmbëdhjetë vjet para shekullit të 20-të, ne patëm Luftën e Parë Botërore. Njerëzit thanë se do të jetë “lufta për t’i dhënë fund të gjitha luftërave”. Nëse thjesht mund ta kapërcejmë këtë problem, do të vijmë në një botë të re dhe të mrekullueshme. Por ishte vetëm një çështje kohe prej 20 vitesh të tjera, para se të vinte Lufta e Dytë Botërore dhe pas kësaj, ne duruam Luftën e Ftohtë edhe për 50 vjet të tjera. Shekulli i 20-të dukej se po përfundonte me shpresë me shembjen e murit të Berlinit. Njerëzit filluan të flasin për “një rend të ri botëror”. Por vetëm pak vite më vonë, ne u zhytëm në një lloj lufte krejtësisht të re, “luftën kundër terrorit”. Është në natyrën e shpirtit njerëzor të mendojë se ne mund ta shpengojmë botën, por një vështrim i shkurtër në historinë botërore na tregon se nuk e kemi pasur dhe nuk do ta kemi kurrë. Disa gjëra mund të përmirësohen, por të gjitha vizionet e një realiteti ideal janë të dënuara të dështojnë në këtë botë të rënë, qofshin ato marksiste, kapitaliste apo të shtetit Islamik. Ndalo së kënaquri me shpresat e rreme! Pranoje pasigurinë afatshkurtër: Njerëzit me plane shpesh thonë me vetëbesim: “Ja çfarë dua të bëj: do të jetoj në këtë apo atë qytet. Unë do të shkoj në këtë universitet dhe do të ndjek atë karrierë. Ne do të martohemi dhe do të kemi fëmijë. Do të mbjellim një kishë. Do të ndryshojmë botën!” Dëgjo atë që thotë Zoti në letrën e Jakobit: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrimë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë, ndërsa nuk dini për të nesërmen..” (Jakobi 4:13-14) Është mirë të kesh plane, por mos harro, kur planifikon për të ardhmen, ti as nuk e di nëse do të jesh këtu nesër! ”…Sepse ç’është jeta? Është avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.” (Jakobi 4:14). Gjithçka që shpresojmë të bëjmë në jetë varet nga hiri dhe forca e Perëndisë; prandaj njeriu i mençur thotë: ”Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë” (Jakobi 4:15). Jeta e shkurtër që kemi në këtë botë është shumë e pasigurt. Zoti na thërret të udhëtojmë në një shteg gjarpërues. Askush prej nesh nuk mund të shohë se çfarë ka në kthesën e rradhës – mund të jetë një provë e madhe, ose mund të jetë një gëzim i madh. Ne ecim me anë të besimit, jo me anë të shikimit. Askush prej nesh nuk e di me siguri se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër ose vitin e ardhshëm. Por edhe pse nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, unë e di rezultatin përfundimtar të jetës sime. Shijo premtimin e sigurisë afatgjatë: Në një botë plot pasiguri, ku mund të gjejmë siguri që zgjat? E gjejmë “Duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.” (Titi 2:13). Në praninë e Jezusit, mëkati nuk do të jetë më. Nuk do të jetë në ty dhe nuk do të jetë përreth teje. Nuk do ta hidhërosh më kurrë Shpëtimtarin tënd. Ti do të jesh një gëzim për Të dhe Ai do të jetë një gëzim për ty përgjithmonë. Nuk do të jesh më kurrë i lodhur, i këputur apo i dekurajuar. Ti do t’i shërbesh Zotit siç ke dashur gjithmonë që të bësh. Ti do të eksplorosh gëzimet e tokës së re, të çliruar më në fund nga mallkimi – pa përmbytje apo zjarre të furishme, pa stuhi, tërmete apo rrëshqitje toke. Ti do të gëzosh bekimet e një bote të re, ku çdo person e do vërtet motrën dhe vëllanë e tij – pa dhunë, pa urrejtje, pa padrejtësi, pa

Uncategorized

Si Mund Të Kapërcejnë Të Krishterët Frikën E Tyre

”Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u shqetësoni, madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja” (1 Pjetri 3:14-15) Pjetri po na tregon se si mund t’i kapërcejmë frikërat tona. Nëse nuk je në Zotin, gjithçka që nuk mund të kontrollosh do të të shkaktojë frikë. Po sikur të ketë një bombë? Po sikur njëri nga fëmijët e mi të zgjedhë rrugën e gabuar? Po sikur të bëhem me kancer? Por kur Krishti është Zoti i jetës tënde, ti ke arsye të kesh besim. Shpëtimtari yt është Zoti! Jezus Krishti ishte sovran mbi lindjen tënde. Ai është sovran mbi jetën tënde dhe ai do të jetë sovran mbi vdekjen tënde. Sovran mbi lindjen tënde do të thotë se nga të gjithë miliona njerëz që mund të kishin ardhur nga bashkimi i babait dhe nënës tënde, Zoti të krijoi ty! Me dashuri dhe mëshirë të madhe, ai planifikoi që të jesh për gjithë përjetësinë! Sovran mbi jetën tënde do të thotë se gjithçka që të ka ndodhur, e mira që ke shijuar dhe e keqja që ke vuajtur, janë të njohura për Zotin para fillimit të kohërave. Jeta është plot surpriza për ne, kthesa të papritura, por asgjë nuk vjen si befasi për Të. Para se një fjalë të jetë në gjuhën time, Zoti e di atë plotësisht. Sovraniteti i Zotit mbi jetën tënde, do të thotë që Zoti punon përmes gjithçkaje që ka ndodhur në të kaluarën tënde dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen, për të çuar përpara qëllimin e madh për të cilin ai të solli në jetë. Për këtë po flet apostulli Pal kur thotë, “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë” (Romakëve 8:28). Qëllimi i mirë i Perëndisë, është që një pasqyrim i Birit të tij të dashur të rrezatojë nga ty për lavdinë e tij dhe për gëzimin tënd përgjithmonë. Sovran mbi vdekjen tënde do të thotë se Jezus Krishti është në kontroll të plotë të kohës, rrethanave dhe rezultatit të vdekjes tënde, e cila për një besimtar të krishterë, sa herë që të vijë, do të jetë një përkthim i menjëhershëm në lavdi. “..Në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua.” (Psalmi 139:16) George Whitfield tha: “Ne jemi të pavdekshëm derisa puna e jetës sonë të përfundojë”. Ti nuk mund ta përdorësh këtë si një justifikim për sjellje të papërgjegjshme – duke i dhënë makinës në anën e kundërt të rrugës me 150 km në orë. Ky është një abuzim me të vërtetën. Satani e provoi atë abuzim kur i sugjeroi Jezusit që të hidhej nga maja e tempullit, “Asgjë e keqe nuk do të ndodhë!” Jezusi tha: “Nuk do ta tundosh Zotin, Perëndinë tënd”. Në vend të kësaj, përdore këtë të vërtetë kur lufton me frikën. Nëse ke frikë të udhëtosh me avion, kjo është një gjë e mrekullueshme për t’i thënë vetes ndërsa vendos rripin e sigurimit para fluturimit: “Unë jam i pavdekshëm derisa të përfundojë puna e jetës sime.” Liria nga frika që gëzon një besimtar nën Zotërimin e Krishtit, shprehet bukur në katekizmin e Heidelbergut: Pyetje: Cili është ngushëllimi yt i vetëm në jetë dhe në vdekje? Përgjigje: Se nuk jam i vetes, por i përkas – trup e shpirt, në jetë dhe në vdekje Shpëtimtarit tim besnik, Jezus Krishtit…Ai gjithashtu kujdeset për mua në mënyrë të tillë, që asnjë fije floku të mos më bjerë nga koka, pa vullnetin e Atit tim në qiell. Si Duket Kjo Në Praktikë Të nderosh Krishtin, Zotin, do të thotë të mbash me dorë të hapur gjithçka që ke në këtë jetë. Do të thotë që do ta përdorësh fjalën “e imja” në mënyrë provizore, sikur të ishte në kllapa: Shtëpia “ime”, do të thotë shtëpia që Zoti më ka besuar për një kohë. Fëmijët “e mi” do të thotë të dashurit që i përkasin Zotit dhe më janë dhënë hua për një kohë. Puna “ime” nënkupton shërbimin që Perëndia më ka thirrur të bëj për njëfarë kohe. Paratë “e mia” janë burimi që Perëndia më ka besuar për t’i administruar në emër të tij. Miqtë “e mi” janë njerëzit që Zoti i ka dhënë si shoqërues për disa xhiro të udhëtimit. Jeta “ime”, do të thotë mundësia që më ka dhënë Zoti për të shërbyer sipas dëshirës së tij në këtë botë, derisa të më thërrasë në shtëpi. Unë mund të flas kështu sepse nuk jam unë ai që jam në fron. Faleminderit Zotit për këtë! Përndryshe, do të isha i mbushur me frikë. Ne do të bëjmë shumë më mirë kur bëhet fjalë për të trajtuar humbjen (qoftë ajo humbje e një pozicioni, humbja e një personi ose humbja e pronës), nëse besojmë dhe kujtojmë, se ajo që kemi i përket Zotit dhe na është huazuar për një kohë. C.H. Spurgeon thotë: Njeriu nuk qan kur duhet të kthejë një vegël që e ka marrë hua…Ai e dinte që e kishte huazuar, nuk e quajti kurrë të tijën dhe e rikthen duke falenderuar që e kishte për kaq shumë kohë. Herën e fundit që Moisiu foli me popullin e Perëndisë para se të vdiste, ai u tha atyre: “Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen;” (Ligji i Përtërirë 30:15). Njëra mënyrë është një bekim dhe tjetra është një mallkim. Ka një rrugë që do të çojë në jetë, dhe një rrugë që do të çojë në vdekje. Ndihem pak kështu sot. Jetojmë në një kohë ku lëvizja e madhe e kulturës sonë është të kurorëzojmë veten si zot. Ec drejt asaj rruge dhe gjithmonë do të jesh i përhumbur nga frika. Nuk mund të ketë mallkim më të madh, se mallkimi i asaj rruge dhe mjerim më të madh, se mjerimi që shtrihet në fund të saj. Dua të them me Moisiun, “Zgjidh rrugën që të çon në jetë, rrugën në të cilën kurorëzon Jezusin, Birin e Perëndisë dhe Zotin dhe Shpëtimtarin e jetës

Uncategorized

Dhjetë Urdhërimet Janë Një Hartë Për Një Jetë Të Fuqizuar Nga Shpirti

Një herë ishte një burrë që kreu dënimin në burg sepse ishte hajdut. Ky kishte qenë stili i tij i jetesës, por gjatë kohës që kaloi në burg, ai dëgjoi ungjillin dhe u kthye mrekullisht në besim. Kur erdhi koha e lirimit, ai e dinte se do të përballej me një luftë të madhe. Shumica e miqve të tij ishin kriminelë dhe ai e dinte se nuk do të ishte e lehtë të thyente modelet e stilit të tij të vjetër të jetës. Me këtë ankth në mendje, gjëja e parë që bëri kur doli nga burgu ishte të gjente një kishë ku mund të lutej. Ndërsa shikonte në pjesën e përparme të kishës, ai pa fjalët e Dhjetë Urdhërimeve, të gdhendura në mur. Sytë i shkuan menjëherë tek fjalët e urdhërimit që dukej se e dënonte atë.“Nuk do të vjedhësh.” (Eksodi 20:15). “Kjo është gjëja e fundit që më duhet.” mendoi ai me vete. “E di dobësinë time. E di dështimin tim dhe e di intensitetin e betejës që do të kem me këtë tundim.” Burri vazhdoi të shikonte fjalët në mur. Ndërsa i lexonte ato vazhdimisht, dukej se Perëndia po i thoshte këto fjalë në zemrën e tij me një kuptim të ri që ai nuk e kishte kuptuar kurrë më parë. Më parë, ai i kishte dëgjuar gjithmonë këto fjalë me tonin e një urdhri dënues: “Nuk duhet të vjedhësh!” Por tani, dukej se Perëndia po i thoshte të njëjtat fjalë si një premtim i mrekullueshëm: “Ti nuk do të vjedhësh më!” Nuk do të vjedhësh, sepse unë kam vënë brenda teje Frymën time dhe do të bëj të ecësh në rrugët e mia (Ezekieli 36:27). Ajo që dikur ishte vetëm një urdhër dënimi, tani dukej si një premtim i mrekullueshëm i mundësive të reja që ishin hapur nga Jezus Krishti nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Një jetë e re është e mundur për ty nëpërmjet Jezus Krishtit dhe me fuqinë e Frymës së Tij. Kur afrohesh në besim tek Jezusi, Perëndia të jep Frymën e Tij të Shenjtë për të të fuqizuar për jetën në të cilën Ai të thërret. Perëndia dërgoi Birin e Tij, “që të përmbushet drejtësia e ligjit në ne, që nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymës.” (Romakëve 8:4) Jezusi e përmbushi ligjin për ne. Por këtu Shkrimi na thotë se qëllimi i Perëndisë, është që ligji të mund të përmbushet në ne. Si të bën të ndihesh kjo? Nëse je si unë, do të ndihesh se ke një rrugë të gjatë për të bërë. Por kam gjetur inkurajim të madh nga Katekizmi i Heidelbergut, një dokument i shekullit të gjashtëmbëdhjetë që parashtron besimin e krishterë në një format pyetje-përgjigje. Katekizmi i Heidelbergut është i ndarë në tre tituj: mjerimi, çlirimi dhe mirënjohja. Mjerimi merret me gjendjen tonë të rënies në mëkat. Çlirimi merret me atë që Jezusi ka bërë për ne. Mirënjohja është një përshkrim i gjithë jetës së krishterë. Në mënyrë domethënëse, këtu katekizmi i Heidelbergut trajton 10 Urdhërimet. Urdhërimet përshkruajnë jetën për të cilën jemi shpenguar. Pra, për të krishterët, ata nuk i përkasin mjerimit, por mirënjohjes. Pyetja 114 e katekizmit pyet: A mund t’u binden në mënyrë të përsosur këtyre urdhrave ata që janë kthyer në Perëndi? Përgjigjia: Jo. Ti mund të thuash, ‘Mendova se kjo duhej të ishte inkurajuese!’ Por ky nuk është fundi i përgjigjes: Në këtë jetë, edhe më të shenjtët kanë vetëm një fillim të vogël të kësaj bindjeje. Megjithatë… ata fillojnë të jetojnë sipas të gjitha, jo vetëm disa prej urdhërimeve të Perëndisë. Asnjë i krishterë nuk është gjithçka që Perëndia e thërret atë të jetë. Personi më i shenjtë që njeh ka vetëm një fillim të vogël bindjeje. Por ka një fillim të shenjtërisë së vërtetë në çdo besimtar. Çdo i krishterë ka këtë fillim: Një fillim për të dashur Perëndinë, një fillim për të dashur të afërmin tonë. Një fillim integriteti, një fillim i së vërtetës, një fillim adhurimi, një fillim pushimi. Asnjë i krishterë nuk është plotësisht i pastër, por ka një fillim pastërtie tek çdo besimtar. Asnjë i krishterë nuk është plotësisht i kënaqur, por ka një fillim kënaqësie tek çdo besimtar. Ajo që kemi tani është një fillim i së vërtetës, i paqes, i integritetit, i prehjes dhe i adhurimit. Ky fillim është i vërtetë. Ne me të vërtetë fillojmë të jetojmë sipas të gjitha, jo vetëm disa prej urdhërimeve të Perëndisë. Çdo ditë sjell mundësi të reja që ky fillim i vogël të rritet. Dhe kur Zoti ynë të shfaqet, ajo që Ai ka filluar në ne do të jetë e plotë.  

Uncategorized

Dhjetë Urdhërimet janë një Këshillues që Na udhëheq drejt Besimit në Krisht

Një kuptim i duhur i Dhjetë Urdhërimeve, do të të çojë drejt besimit tek Jezus Krishti. Nëse e shikon veten me ndershmëri nën dritën e këtyre urdhërimeve, nuk do të vonojë shumë përpara se të arrish në përfundimin se je shumë larg nga jeta që Perëndia të ka thirrur të drejtosh dhe se ke nevojë për një Shpëtimtar. Ligji do të të çojë tek Krishti duke të treguar, se ke nevojë për faljen e Tij për shkeljen e ligjit të Tij në të kaluarën, dhe forcën e Tij për të përmbushur ligjin në të ardhmen. Dhjetë Urdhërimet janë një këshillues që të udhëheq drejt besimit në Krisht. Një këshillues është dikush që mund të të tregojë se ku duhet të shkosh dhe i cili ecën me ty derisa të arrish atje. Për ta kuptuar siç duhet, kjo është pikërisht ajo që do të bëjnë urdhërimet. Një Kuptim i Saktë Unë them ‘të kuptojmë saktë ose siç duhet’, sepse është e mundur të shikojmë Dhjetë Urdhërimet në një nivel sipërfaqësor dhe të arrijmë në përfundimin se po ecim mjaft mirë. Një avokat i shkëlqyer dhe i suksesshëm e pyeti Jezusin: “Çfarë duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?” Zoti ynë u përgjigj, …Ti i njeh urdhërimet: “Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme. Mos mashtro. Ndero atin tënd dhe nënën tënde”. (Marku 10:19). Atëherë avokati i tha Jezusit: ‘‘Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që në fëmijërinë time”. (Marku 10:20). Dyshoj se avokati e besonte vërtet këtë. Burri kishte bërë një jetë të mirë morale. Ai nuk kishte vrarë askënd. Ai kishte qenë besnik ndaj gruas së tij. Ai ishte i përkushtuar të thoshte të vërtetën. Ai kurrë nuk grabiti një bankë. Ai ishte një qytetar i mirë dhe i drejtë, i cili bënte gjënë e duhur dhe paguante taksat. Avokati donte të ishte i sigurt për qiellin dhe, duke supozuar se i kishte përmbushur urdhërimet, pyeti veten nëse kishte ndonjë gjë tjetër që duhej të bënte. Por problemi i avokatit ishte se ai nuk e kuptonte ligjin! Një Çështje e Zemrës Jezusi e bëri të qartë në Predikimin në Mal, se shtrirja e urdhërimeve shkojnë përtej veprimeve tona dhe kërkojnë mendimet dhe synimet e zemrave tona. Çdo urdhërim identifikon një mëkat të veçantë, por pas atij mëkati qëndrojnë shumë të tjerë. Merr për shembull urdhërimin e gjashtë: “Nuk do të vrasësh.” (Eksodi 20:13). Imagjino një tren që lëviz përgjatë një binari në të cilin ka shumë stacione. Vrasja është stacioni në fund të një linje të quajtur ‘Konflikt’. Shumica e njerëzve nuk do t’i afrohen kurrë atij stacioni, por të gjithë ne kemi udhëtuar diku në këtë linjë. Jezusi tha, “Ju keni dëgjuar se u qe thënë të lashtëve: “Mos vrisni”; dhe: “Kushdo që vret do t’i nënshtrohet gjyqit”; por unë po ju them: “Kushdo që zemërohet pa shkak kundër vëllait të tij, do t’i nënshtrohet gjyqit; dhe kush i thotë vëllait të vet: “Rraka”, do t’i nënshtrohet sinedrit; dhe kush do t’i thotë: “Budalla”, do t’i nënshtrohet zjarrit të Gehenës.” (Mateu 5:21-22) E folura në mënyrë fyese është një shkelje ndaj urdhërimit të gjashtë, për të cilin një person është përgjegjës para Zotit. Problemi që krijon nuk është vetëm se një person mund të raportohet në Sinedrin, por se shkelja në të folur e urdhërimit të gjashtë, do ta vinte një person në rrezik ndaj zjarrit të ferrit. Kjo duhet të tërheqë vëmendjen tonë. Nëse urdhërimi i gjashtë do të kishte lidhje vetëm me vrasjen, shumica prej nesh nuk do kishte nevojë të shqetësohej. Por nëse fjalët e zemëruara që i ulin vlerën një personi tjetër, përbëjnë një shkelje të urdhërimit të gjashtë, ne kemi të bëjmë me diçka shumë më afër çështjes. Mësimi i Jezusit na jep një kuptim të duhur të ligjit. Na largon nga arroganca e avokatit që tha “të gjitha këto i kam ruajtur që në rini”, dhe na shpie tek përulësia që thotë “Unë jam një mëkatar që kam nevojë për një Shpëtimtar!” Ose merr urdhërimin e tetë: “Nuk do të vjedhësh.” (Eksodi 20:15). Dhe përsëri, imagjino një tren që lëviz përgjatë një drejtimi, këtë herë të quajtur “Pandershmëri”. Në stacionin e fundit të këtij drejtimi, ka njerëz që hyjnë në shtëpitë e njerëzve të tjerë, grabisin bankat dhe kryejnë thyerje të ligjit. Shumica e njerëzve nuk do ta vizitojnë kurrë atë stacion, por të gjithë ne kemi udhëtuar diku në të njëjtin drejtim. Vjedhja mund të përkufizohet si dëshira për të marrë sa më shumë që mundesh, ndërsa jep sa më pak që mundesh. Ka të bëjë me të qenit marrës pa qenë dhënës. Sipas këtij përkufizimi ka shumë vjedhje në martesa, në familje dhe në kisha. Çdo përpjekje për të pasur sa më shumë dhe për të dhënë sa më pak, është një shkelje e urdhërimit të tetë. Ose merr urdhërimin e nëntë: “Nuk do të bësh dëshmi të rreme…” (Eksodi 20:16). Do të ishte e lehtë të thuash: “Unë kurrë nuk kam bërë dëshmi të rreme në gjykatë”, kështu që jam në rregull për sa i përket urdhërimit të nëntë! Por kjo do të thotë të humbasë kuptimin që secili prej urdhërimeve lidhet jo vetëm me një mëkat, por me një kategori të tërë mëkatesh. Katekizmi Westminster përshkruan atë që përfshihet në urdhërimin e nëntë me detaje mahnitëse: “Të gjitha paragjykimet e së vërtetës dhe emrit të mirë të fqinjëve tanë, si dhe ato tonat, duke dhënë dëshmi të rreme, duke e quajtur të keqen të mirë dhe të mirën të keqe, duke falsifikuar, fshehur të vërtetën, duke pasur heshtje të panevojshme për një kauzë të drejtë, duke shpifur, përgojuar, përbuzur, pëshpëritur, tallur, sharë, duke bërë kritika të nxituara ose të ashpra, duke keq-interpretuar qëllimet, fjalët dhe veprimet; duke bërë lajka, mburrur, duke menduar ose folur me mendjemadhësi ose keq për veten ose të tjerët, duke mohuar dhuntitë dhe hirin e Zotit, duke përkeqësuar gabimet e vogla, duke bërë thashetheme të rreme, duke marrë dhe toleruar lajmet e këqija…” Dhjetë Urdhërimet kërkojnë

Uncategorized

Dhjetë Urdhërimet Janë Një Pasqyrë Që Reflektojnë Lavdinë E Perëndisë

Dhjetë Urdhërimet nuk janë një sërë rregullash arbitrare. Ato janë një pasqyrim i drejtpërdrejtë i karakterit të Zotit. Pali thotë: “Të gjithë kanë mëkatuar dhe dështuar. Dështuar rreth çfarë? Ti mund të presësh që apostulli të thotë: ‘Të gjithë kanë mëkatuar dhe kanë dështuar të zbatojnë ligjin e Perëndisë.’ Por kjo nuk është ajo që thotë.  “Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe e arrijnë lavdinë e Perëndisë,” (Romakëve 3:23) Dhjetë Urdhërimet pasqyrojnë lavdinë e Perëndisë. Zoti u thotë atyre që ka shpenguar, “Ju jeni njerëzit e mi dhe unë po ju thërras në një jetë që pasqyron se si jam unë”. Një Pasqyrim I Karakterit Të Zotit Pse nuk duhet të shkelësh kurorën?’ Sepse Perëndia është besnik. Pse nuk duhet të vjedhësh? Sepse Zotit mund t’i besosh. Pse nuk duhet të gënjesh? Sepse Zoti është gjithmonë i vërtetë ndaj Fjalës së Tij. Pse nuk duhet të lakmosh? Zoti është në paqe dhe i kënaqur në vetvete. Kur Perëndia tha: “Nuk do të kesh perëndi të tjerë përveç meje”, ishte sepse Ai është i vetmi Perëndi i vërtetë dhe i gjallë. Kur Perëndia urdhëroi që ne të pushojmë në një ditë të javës, është sepse Ai pushoi nga puna e Tij në ditën e shtatë. Perëndia i flet popullit të Tij në urdhërimet, duke na thënë “Ju jeni populli im. Ju jeni thirrur në një jetë që pasqyron se kush jam unë. Dhe kjo është se si duket një jetë e modeluar sipas asaj se kush jam unë.” Davidi tha në Psalmet “Oh, sa shumë e dua ligjin tënd!” (Psalmi 119:97). Mund të presim që ai të thoshte se i frikësohej ligjit ose se do ta respektonte ligjin, por pse do të thoshte se e donte ligjin? Davidi e donte ligjin sepse e donte Zotin. Dhe ligji i Perëndisë pasqyron lavdinë e Perëndisë. Është një pasqyrë e asaj se kush është Ai. Një Ekspozitë e Dashurisë Merr në konsideratë ndryshimin midis një rrëmbyesi dhe një personi që dashuron. Një rrëmbyes thotë, “ti je i imi” në bazë të pushtetit. Një person që dashuron thotë “ti je i imi” në bazë të dashurisë. Disa njerëz kanë idenë se Dhjetë Urdhërimet flasin për një hyjni autoritare, i cili, si një rrëmbyes, synon t’ua imponojë vullnetin e tij të tjerëve. Por Moisiu dhe izraelitët e dinin më mirë. Ata kishin përjetuar hirin e Zotit në arratisjen e tyre të jashtëzakonshme nga skllavëria. Pra, ata nuk i dëgjuan urdhrat e Zotit si imponim i një hyjnie autoritare. Ata i dëgjuan urdhërimet, si fjalët e një të dashuri që ka dhënë gjithçka për të fituar dashurinë e atyre që Ai do. “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.” (Eksodi 20:2). Dhjetë Urdhërimet janë një ekspozitë dashurie. Perëndia është dashuri (1 Gjonit 4:8) dhe urdhërimet na tregojnë se si duket një jetë me dashuri. Zoti ynë Jezus u pyet në një rast, “Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?” (Mateu 22:36).  Në vend që të zgjidhte një nga urdhërimet dhe t’i jepte përparësi mbi të tjerat, Jezusi i mbështolli të gjitha urdhërimet së bashku dhe tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. (Mateu 22:37-39) Beatles kënduan “Gjithçka që ke nevojë është dashuri… dashuria është gjithçka që ke nevojë”. Por si e dimë se çfarë është dashuria? Si duket një jetë me dashuri? Çfarë do të thotë të duash Perëndinë? Dhe çfarë do të thotë të dua të afërmin tim si veten time? Dhjetë Urdhërimet japin përgjigjen. Katër urdhërimet e para të tregojnë se si duket të duash Perëndinë (Eksodi 20:3-11). Nëse e do vërtet Zotin, nuk do të kesh perëndi të tjerë para Tij. Nuk do të bësh një imazh – ti do ta duash Atë ashtu siç është, jo siç do të dëshiroje apo si e imagjinon që Ai të jetë. Nëse e do Perëndinë, do të shenjtërosh emrin e Tij dhe nuk do ta përdorësh kurrë më kot. Ti i jep Atij kohë: kohë për të adhuruar; kohë për të shërbyer; kohë për të kujtuar se një përjetësi e madhe është përpara teje dhe se duhet të përdorësh kohën që ke për t’u përgatitur. Gjashtë urdhërimet e fundit të tregojnë se çfarë do të thotë të duash të afërmin tënd si veten tënde (Eksodi 20:12-17). Duhet të fillojë në shtëpi me njerëzit e parë që Zoti vendos në jetën tënde, ndaj ndero babanë dhe nënën tënde. Të duash të afërmin tënd, do të thotë që ta nderosh gjithë jetën si dhuratë të Zotit për t’u mbrojtur dhe ruajtur në çdo mënyrë të mundshme. Kjo do të thotë që ti je besnik ndaj bashkëshortit tënd. Do të thotë që mund të të besohet që të mos përfitosh nga dobësia dhe cënueshmëria e të tjerëve. Do të thotë se e mban fjalën tënde dhe se fjala jote është e vërtetë. Dhe të duash të afërmin tënd, do të thotë që të gëzohesh për atë që Perëndia u ka dhënë të tjerëve, në vend që të lakmosh atë që Ai u dha të tjerëve për veten tënde. Rëndësia e Urdhërimeve Dhjetë Urdhërimet janë një pasqyrë që pasqyron lavdinë e Perëndisë. Ato janë një ekspozim i dashurisë së Tij. Si njerëz të shpenguar që mbajnë emrin e Tij në botë, Perëndia na thërret të jetojmë jetë me dashuri që pasqyron se kush është Ai. Dhe ashtu siç duket kjo është e shkruar në Dhjetë Urdhërimet.  

Uncategorized

Çfarë duhet të dish për të hyrë në parajsën shpirtërore

E kam përdorur shpeshherë historinë e vjedhësit në kryq për t’i ndihmuarnjerëzit të shohin se kush është Jezui dhe çfarë mund të bëjë ai për ta. Dita efundit e jetës së tij ishte e jashtëzakonshme. Filloi në mjerimin e një qelieburgu; përfundoi me gëzimin e parajsës qiellore. Dikush ka thënë se vjedhësihëngri mëngjes me djallin dhe darkë me Shpëtimtarin. Ky është njëtransformim i mahnitshëm dhe tregon se çfarë mund të bëjë Jezu Krishti përnjë person në një ditë të vetme!Historia e vjedhësit është e pazakontë, por na mëson diçka që çdo njeri duhetta dijë. Hyrja në Parajsë nuk varet nga ti Hyrja në parajsën qiellore nuk varet nga performanca jote në jetën e krishterë.Mendo çfarë ndodhi me vjedhësin: ai i besoi Krishtit dhe shkoi në parajsë poatë ditë. Kjo do të thotë se ai nuk jetoi si i krishterë. Pra, nuk pati beteja metundimin, asnjë shqetësim me lutjen. Nuk pati mundësinë të pagëzohej, tëmerrte kungimin, të bashkohej me një kishë apo të shërbente në ndonjëshërbesë. Hyrja në parajsën qiellore nuk varet nga performanca jote në jetën e krishterë. Shumë njerëz besojnë se hyrja e tyre në parajsë varet nga të jetuarit e një jetetë mirë e të perëndishme. Ata mund ta besojnë se është Jezui ai që na fal, porthellë brenda vetes mendojnë se përparimi i tyre në jetën e krishterë ështëçelësi që do të hapë derën e qiellit. Nga e nxjerrin ata këtë? Si hyri në parajsë vjedhësi? Vjedhësi shkoi në parajsë pa e jetuar kurrë jetën e krishterë! Nuk e pati këtëmundësi. Me duart e gozhduara në kryq, ai nuk qe në gjendje të bënte vepratë mira. Me këmbët e gozhduara në një tra druri, ai nuk ia dilte dot të ecte nështigjet e drejtësisë. Dhe me vdekjen vetëm disa orë larg, ai nuk pati kohë tëkthente një faqe të re e të jetonte një jetë më të mirë. Ajo që bëri vjedhësi atë ditë ishte lojë e thjeshtë. U kthye nga Jezui dhe i tha:“Kujtohu për mua kur të shkosh në mbretërinë tënde”. Pastaj priti përpërgjigjen e Jezuit. Pas një jete të tërë të çuar dëm, nuk do të ishte ehabitshme nëse Jezui do t’i kishte thënë: “A nuk është pak vonë që tëmendosh për mbretërinë time tani?”. Pas urrejtjes që vjedhësi kishte nxjerrë nga goja për Jezuin vetëm disa minutamë parë, nuk kishte pse të ankohej nëse Jezui do t’i kishte thënë: “Mbretëria eqiejve nuk është për njerëz si ty”. Por, kjo nuk është mënyra e Jezuit. Ai nuk evuri në provë vjedhësin, as nuk e dërgoi në një udhëtim të gjatë shpirtëror. Asnuk tha: “Shohim e bëjmë”. Përkundrazi, Jezui e pranoi me gëzim lutjen e vjedhësit. Jo vetëm lutjen, poredhe personin e pranoi lirisht e me gëzim, pa hezitim e pa kusht. “Amen”, thaai. Dhe pastaj, pas një pauze të shkurtër: “Me të vërtetë po të them, sot ti dotë jesh me mua në parajsë”. Nëse Jezui shpëtoi vjedhësin, i cili qartësisht nuk kishte jetuar një jetë tëmoralshme, atëherë shpresa është te Jezui sado larg Perëndisë që të gjendetdikush. Në Jezu Krishtin ka shpresë për këdo. Këtë mësojmë nga vjedhësi.