Uncategorized

Historia e vjedhësit në kryq – dhe kuptimi i saj për ne sot

Nëse dëshiron një histori të shkurtër dhe të fuqishme që mëson ungjillin e hirit,asnjë nuk ia kalon dot historisë së vjedhësit të kryqëzuar krah Jezuit (Luka23:39–43; Mateu 27:38–44).Në të vërtetë, ishin dy vjedhës që u kryqëzuan krah Jezuit. Njëri i besoi Atij dhemori shpëtimin, tjetri jo. Në këtë artikull, do të ecim në katër pjesë të historisë sëvjedhësit të parë, të penduarit (i quajtur edhe: vjedhësi pendestar). 1) Të dy vjedhësit u tallën me Jezuin Kryqëzimi, si torturë, ia shteron jetën dhe energjinë të kryqëzuarit. Në rrëfimin etij, Mateu na tregon se që të dy vjedhësit e përdorën frymën e pakët që u kishtembetur për ta tallur Jezuin (Mateu 27:44). Duke vepruar kështu, ata mbajtën tënjëjtin qëndrim si udhëheqësit fetarë dhe spektatorët e tjerë që dëshmuanvdekjen e Tij (shih Mateu 27:39–43). Jezui nuk u befasua me talljet apo kur u kryqëzua mes dy vjedhësve (shih Isaia53:12). Ai citoi dhe përmbushi Psalmin 22 kur u lut “Perëndia im, Perëndia im,përse më ke braktisur?” (Psalmi 22:1). I njëjti psalm thotë edhe: “Më shohin e tallenme mua, shtrembërojnë buzët e kokat tundin. T’i drejtohet Zotit”, thonë, “le ta çlirojë, ta shpëtojë, meqë edashka” (Psalmi 22:7–8). 2) Vjedhësi i penduar e njohu mëkatin e vet Ndërsa njëri vjedhës e shan Jezuin, duke i thënë: “A nuk je ti Krishti? Shpëtoveten dhe ne!”, vjedhësi i penduar e qorton shokun: “A nuk i frikësoheshPerëndisë, meqë je nën të njëjtin dënim dënimi? Dhe ne me të vërtetë, me tëdrejtë, sepse po marrim shpërblimin e duhur për veprat tona; por ky njeri nuk kabërë asgjë të keqe” (Luka 23:39-41). Çfarë transformimi mahnitës. I penduari nuk e tall më Jezuin, por i del nëmbrojtje. Çfarë ndryshoi? Nuk e dimë se kur filloi t’i druhej Perëndisë vjedhësi ipenduar, por për këtë mund të gjejmë shenja kur shqyrtojmë Shkrimin dhe tëmendojmë se ç’mund të ketë përjetuar vjedhësi i kryqëzuar krah Jezuit. Në ungjill, Gjoni na tregon se Jezui vdiq para se të vdisnin vjedhësit (Gjoni19:32–34). Kjo do të thotë se vjedhësi i penduar e pati mundësinë të vëzhgontegjithçka që ndodhi kur Jezui ishte në kryq, përfshi edhe thirrjen e Tij: “Atë, fali, senuk dinë çfarë bëjnë” (Luka 23:34). Nuk e dimë se çfarë mendoi vjedhësi kur dëgjoikëto fjalë, por nuk është e vështirë të imagjinohet se diçka e tillë do t’i ketëshkuar në mend: “Nëse ky qenka gati të falë atë që i nguli gozhdët në duar dhekëmbë, ndoshta do të jetë gati të më falë edhe mua”. 3) Vjedhësi i penduar besoi në Zotin Jezu Krisht Pas një transformimi të brendshëm, vjedhësi tha: “Jezu, kujtohu për mua kur të shkoshnë mbretërinë tënde” (Luka 23:42). Vjedhësi besoi se Jezui ishte një mbret me njëmbretëri të vërtetë. Mbretërit e zakonshëm nuk vdesin në kryqe dhe sigurisht qënuk kanë mbretëri pas vdekjes. Pra, vjedhësi besoi se ky mbret ishte më shumëse një mbret tokësor, Ai ishte një Mbret Shpëtimtar i aftë ta çonte në mbretërinëe Tij qiellore. 4) Jezui shpëton vjedhësin e penduar Jezui iu përgjigj vjedhësit të penduar me fjalët më shpresëdhënëse tëmundshme: “Me të vërtetë po të them, sot ti do të jesh me mua në parajsë” (Luka 23:43).Një vjedhësi, që u zgjua në mëngjes për në rrugën e vet drejt ferrit, i ndryshoi fatii përjetshëm me një lutje të thjeshtë drejtuar Shpëtimtarit. “Jezu, kujtohu përmua”. Cili është kuptimi i kësaj historie për ne sot? Kjo histori na kujton, para së gjithash, se shpëtimi është një dhuratë ngaPerëndia. Vjedhësi i penduar nuk kishte kohë për vepra të mira. Ai nuk idëmshpërblente dot ata që u kishte vjedhur, as kishte më mundësi të ndihmontetë varfërit apo të pagëzohej. Ai as nuk kishte ndonjë besim të stërholluar. As nukdo të kishte qenë në gjendje të kalonte ndonjë test të njohurive nga Shkrimi ishenjtë. E vetmja çka mund të bënte ishte të shikonte drejt Shpëtimtarit mebesim e të kërkonte mëshirë. Dhe pikërisht, kaq qe gjithçka i duhej.Përvoja e vjedhësit të penduar është një ilustrim i përsosur i së vërtetës biblikese shpëtimi është një dhuratë e hirit të Perëndisë që e marrim përmes besimitdhe jo me anë të veprave (shih Efesianëve 2:8–9; Titit 3:5). Së dyti, historia e vjedhësit të penduar na tregon se asnjë mëkat nuk është aq irëndë sa për të mos u falur. Vjedhësi i penduar e kishte marrë tashmë dëniminme vdekje për keqbërjen e tij. Gjithçka që dimë për mëkatin e tij është se Shkrimie quan vjedhës dhe kriminel. Ky mëkat, sipas botës, meritonte vdekjen. Megjithatë, sipas Jezuit, ishte i falshëm. Vdekja e Jezuit mjafton për të paguar borxhin e të gjitha mëkateve tona (Romakëve 6:23). Ajo çka duhet të bëjëmëkatari është të pranojë e të rrëfejë mëkatin e vet dhe t’i kërkojë Jezuit ta falë. Në përfundim, kjo histori do të thotë se ka shpresë edhe për ty. Vjedhësi ipenduar besoi në Jezu Krishtin në minutat e tij të fundit. Kjo është provë qëPerëndia do të tregojë hir dhe do t’ua falë mëkatet të gjithë atyre që besojnë nëTë, madje edhe në grahmat e tyre të vdekjes. Kjo është një e vërtetë e lavdishme! Por duke e ditur mund të mendosh: “Do tëjetoj si të më pëlqejë tani për tani dhe do t’i besoj Jezuit kur të jem më i vjetër”ose “Do t’i besoj Jezuit në shtratin tim të vdekjes”. Dy pyetje e nxjerrin të pamaturkëtë lloj të menduari: 1) Nga e di se do të kesh mundësi më vonë? Brenda një sekonde mund të tëmbetet zemra dhe shkon në ferr.2) Nëse nuk dëshiron tani, nga e di se do të duash t’i besosh Jezuit në tëardhmen? E vërteta është se të gjithë ne jemi si vjedhësi. Kemi mëkatuar kundër njëPerëndie të shenjtë dhe meritojmë zemërimin e Tij. Një ditë çdo qenie njerëzoreduhet të paraqitet për t’u gjykuar (Hebrenjve 9:27). Megjithatë, siç e pamë nëhistorinë e vjedhësit, ka shpresë për këdo që përulet me besim dhe pendim paraPerëndisë. Nëse e bën këtë, Jezui do të të thotë me gëzim: “Në të vërtetë po tëthem: do të jesh me mua në parajsë”.