M’FALE PARAJSËN
Historia e Vjedhësit në Kryq
Këtë Pashkë "Hape Biblën"
Sjell Filmin Premierë "O ZOT, M’FALE PARAJSËN"
E interpretuar nga aktori i njohur Stephen Baldwin.
Historia e shpëtimit të vjedhësit në kryq është e tillë: ajo zë fill në buzë të ferrit, fjalë për fjalë. Dhimbja e përjetuar gjatë gjithë jetës kishte ushqyer urrejtjen e tij për Perëndinë, deri në një urrejtje përbuzëse. Por, ja, që për herë të parë atje varur në kryq, ai nisi ta druajë Perëndinë.

"O Zot - M'fale Parajsën"
Po sikur të zgjoheshe një mëngjes duke ditur që ajo ditë do të ishte e fundit në tokë? Kjo është ajo që i ndodhi vjedhësit në kryq, i cili vdiq i kryqëzuar pranë Jezuit.
Pyetje për diskutim:
Historia e vjedhësit shpalos në një mënyrë të fuqishme hirin e Jezu Krishtit.
Me pyetjet e mëposhtme, mund të diskutosh me dikë se si të flet kjo histori personalisht sot.

Si shtesë mund të lexosh edhe një ose më shumë nga pjesët në vijim në Bibël:
Historia e vjedhësit.
Sesi shpëtohemi me anë të hirit përmes besimit, jo me anë
të veprave.
Për dashurinë e Perëndisë të treguar përmes kryqit të
Krishtit.
Ndani ungjillin me të tjerët!
A njihni dikë në jetën tuaj ose komunitet që duhet ta dëgjojë këtë mesazh? Nëse dëshironi ta shpërndani falas dhe të ndihmoni në përhapjen e këtij mesazhi transformues, ju ftojmë të na kontaktoni!


UNGJILLI SIPAS LUKËS
Luka 23:32-34
Ata sollën edhe dy keqbërës të tjerë për t'i kryqëzuar bashkë me Jezuin. Kur arritën te vendi që quhej: «Kafka», kryqëzuan aty Jezuin dhe të dy keqbërësit, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë të tij. Pastaj Jezui tha: «Atë, fali, se nuk dinë çfarë bëjnë». Dhe ata hodhën short për të ndarë rrobat e tij.Po vijnë ditët në të cilat do të thuhet: “Lum shterpat, lum ato që nuk lindën kurrë dhe gjinjtë që nuk mëkuan!”. Atëherë do të fillojnë t'u thonë maleve: “Bini mbi ne” dhe kodrave: “Na mbuloni!”.
Luka 23:35-39
Populli rrinte aty e shikonte, ndërsa krerët e përqeshnin e thoshin: «Të tjerët i shpëtoi. Nëse ai është Krishti i Perëndisë, i Zgjedhuri, le ta shpëtojë veten». Edhe ushtarët e përqeshnin. Ata erdhën, i sollën uthull e i thanë: «Nëse je mbreti i judenjve, shpëto veten!». Mbi të gjendej ky mbishkrim: «Ky është mbreti i judenjve». Njëri nga keqbërësit e varur në kryq e fyente duke i thënë: «A nuk je ti Krishti? Shpëto veten dhe ne!».
Luka 23:40-43
Por tjetri e qortoi e i tha: «A nuk e druan Perëndinë, ti që po vuan të njëjtin dënim si ai? Ne jemi dënuar me të drejtë, se po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi bërë, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe». Pastaj tha: «Jezu, kujtohu për mua kur të shkosh në mbretërinë tënde». Jezui iu përgjigj: «Me të vërtetë po të them, sot ti do të jesh me mua në parajsë».
Pyetjet tuaja janë të Mirëpritura
Na kontaktoni tani. Do t’ju përgjigjemi sa më shpejt!
Shumë njerëz që besojnë në parajsë nuk e kanë të qartë se si mund të arrijnë atje. "SI MUND TË JEM I SIGURT PËR PARAJSËN?" tregon historinë e vjedhësit në kryq, dhe në veçanti takimin e tij me Jezuin, Birin e Perëndisë, i cili i tha: "Sot ti do të jesh me mua në parajsë". Më shumë se çdo histori tjetër në Bibël, ajo e vjedhësit në kryq tregon qartë çfarë mund të bëjë Jezui për ne.
COLIN S. SMITH